• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Punonjësit ishin në kafe! Braçe bën ‘leckë’ në mbledhje drejtorët: Rregullojini të gjitha brenda marsit ose…

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Punonjësit ishin në kafe! Braçe bën ‘leckë’ në mbledhje drejtorët: Rregullojini të gjitha brenda marsit ose…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

I ashpër dhe ultimativ Zv.kryeministri Erion Braçe në takimin e zhvilluar këtë mëngjes në Kryeministri me drejtuesit e Zyrave të Punës, Shërbimit Social, Inspektoriatet e Punës dhe Sigurimet Shoqërore.

Newsbomb.al mëson se Braçe e ka thirrur këtë mbledhje që në 8:00 të mëngjesit dhe u ka bërë një ‘dush të ftohtë’ drejtuesve mbi objektivat mujore të arritura.

Braçe, i thanë burimet newsbomb.al, e ka nisur me kryeinspektorin e Inspektoriatit të Punës, Arben Seferin duke i pohuar se në një kontroll ‘blic’ të disa ditëve më parë, në zyrën e punës në Durrës nuk ka gjetur askënd në krye të deyrës.

“Dua ta nis me ju z.Kryeinspektor i inspektoriatit! Më dt.5 mars ora 8:10 isha në zyren e inspektoriatit të punës në Durrës per inspektim, aty gjeta vetëm një grua në tavolinën e punës. 8 punonjësit e tjerë përfshirë drejtuesin mungonin, ishin në kafe me siguri, i prita 10 minuta asnji nuk erdhi”, ka thënë Braçe në mbledhje, sipas burimeve të sigurta të newsbomb.al.

Zv.kryeministri ka pohuar se Inspektoriati i Punës në Durrës do shkrihet i gjithi.

“Jo pa qëllim këtë takim e thërrita në orën 8:00 në Kryeministri zotëri! Orari zyrtar për të gjithë punonjësit e këtij shteti nis në orën 8:00. Kryeinspektor! Ajo zyrë do shkrihet e gjitha! Do bëhet nga e para, brenda Marsit, mbledhjen tjetër nuk dua justifikime! Ata punonjës që rrinë në kafe leri të prehen në kafe! Nuk i duam! Qartë?!” është shprehur në mënyrë ultimative Braçe në mbledhje.

“Shërbimi kombëtar i punësimit ka raportuar 1900 ndërmjetësime punësimi të konkretizuara me punësim. Ama Librazhdi 68%, Tirana 80%, Saranda 85% pse? Objektivat dhe targetet vetë i  keni vendosur, rregullojeni brenda Marsit ndryshe jeni te shkarkuar të tre zyrat që s’keni kapur objektivin. Sepse ironia e fatit shkëlqen.

Pogradeci dhe Kukësi që kanë më pak potencial dhe arrijnë 200% Pse? Ka planifikim dhe organizim atje. Bëhuni dhe ju si ata zotërinj ndryshe hapni rrugen! Kemi njerëz që duan ta çojnë para këtë vend, kemi dhe njerqz që duan të rrinë në kafene. Zgjidhni ku doni të rrini”!

Më tej, Braçe u ka kërkuar inspektorëve të shkojnë në miniera, në biznese e ti inspektojnë e formalizojnë me qëllim që kjo situatë të ndryshojë.

“Inspektoriatet e Punës keni formalizuar 105 persona dhe 53% të inspektimeve në biznese të vogla me risk të ulët thotë raportimi juaj, po pse shumica tek keta të mjeret e vetëpunesuar? Dua që të shkoni në Miniera, në bizneset e mëdha ato inspektojini dhe formalizojini! Dua që kjo situatë të ndryshoje!”.

Braçe i ka kërkuar llogari drejtorit të sigurimeve shoqërore, Astrit Hado për përllogaritjet e gabuara.

“Ju të sigurimeve shoqërore keni probleme me përllogaritje pensionesh, dëm financiar 10% pse? Drejtor i përgjithshëm pse përllogaritja e viteve gabim? Më bëj propozimet e nevojshme çfarë të duhet dhe ta zgjidhim!”

Në fund, zv.kryeministri i ka paralajmëruar se do shkojë t’i kontrollojë të gjithë personalisht.

“Dhe për ta mbyllur! Do ju vizitoj të gjithëve! Një nga një! Në 61 bashki, i vetëm me shoferin tim! Respektoni orarin zyrtar ose…e dini vetë”!/  Newsbomb.al

Pas

DOKUMENTI/ Kryemadhi letër KQZ-së: Të paligjshëm ata që marrin mandatin nga listat tona

Para

10 fëmijë të bllokuar nën rrënoja, shembet shkolla në Nigeri

Para
10 fëmijë të bllokuar nën rrënoja, shembet shkolla në Nigeri

10 fëmijë të bllokuar nën rrënoja, shembet shkolla në Nigeri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Interneti po na ndryshon perceptimet mbi jetën

Interneti po na ndryshon perceptimet mbi jetën

nga Fast News
13:28 | 04/11/2025
0

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Recent News

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

13:48 | 04/11/2025
Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

13:39 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar