• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Emër i njohur për drejtësinë/ OFL i sekuestroi 3 makina, kush është i dënuari për vrasje

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Emër i njohur për drejtësinë/ OFL i sekuestroi 3 makina, kush është i dënuari për vrasje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se një muaji pushim, Operacioni Forca e Ligjit ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër aksion, ku janë sekuestruar 9 makina luksoze dhe një pasaportë.

Ndërkohë mësohet se 3 prej automjeteve ishin në pronësi të Eduard Dushku, nga Farka e Tiranës.

Dushku është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është vënë disa herë në pranga dhe ka qenë më parë i dënuar për vrasje.

Ndërkohë mësohet se OFL i kishte dërguar formularin për deklarimin e pasurisë, ku dyshohet se ai nuk e justifikon.

Por kush është Eduard Dushku?



Eduard Dushku është pronar i një linje autobuzësh dhe është arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale. Së fundmi ai është arrestuar në 12 Gusht të 2017-së në Sauk, pas një sherri për pronën me Skënder Osmanin, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu Eduart Dushku është arrestuar edhe në vitin 2012, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.

Sipas Prokurorisë, Dushku është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011. Vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobuzi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku. Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Njoftimi

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

Pas

E papritur/ Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, ja arsyeja e fortë

Para

“Asnjëherë nuk je gati ti thuash lamtumirë prindit” Vajza e Rikard Ljarjas përlot me fjalët pas humbjes së babait

Para
“Asnjëherë nuk je gati ti thuash lamtumirë prindit” Vajza e Rikard Ljarjas përlot me fjalët pas humbjes së babait

“Asnjëherë nuk je gati ti thuash lamtumirë prindit” Vajza e Rikard Ljarjas përlot me fjalët pas humbjes së babait

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar