Një zbulim i bujshëm vjen së fundmi në lidhje me luftën kundër koronavirusit.
Sipas shkencëtarëve, të cilët po studiojnë kurat e mundshme, objektiv i rradhës është vitamina e diellit ose vitamina D.
Daily Mail shkruan në një artikull (kliko këtu) , se kjo vitaminë është esenciale për imunitetin dhe të mbron kundër infeksioneve respiratore.
Këto fakte për vitaminën e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell, janë zbuluar në kërkimet e mëparshme.
Kohët e fundit edhe shkencëtarët spanjollë kanë vendosur të nisin një studim dhjetëjavor për të parë nëse vitamina D ndihmon kundër koronavirusit të ri.
Shkencëtarët e Universitetit të Granadës po hetojnë nëse dozat e mëdha me vitaminë D mund të trajtojnë simptomat e buta të Covid-19 siç janë dhimbja e kokës, temperatura dhe lodhja. Po ashtu ata po shohin nëse kjo vitaminë ndalon përkeqësimin e pacientëve me koronavirus.
Dyqind pacientë do i nënshtrohen studimit duke marrë çdo ditë doza të mëdha me vitaminë D.
Nëse studimi provon se vitamina D ndalon virusin, ai mund të përdoret për trajtim në komunitet dhe spitale.