Futbolli është një sektorët më të dëmtuar nga pandemia e koronavirusit me klubet që kanë humbur deri më tani me miliona euro për shkak të stopit disa javor.
Në itali nuk luhet që prej 3 marsit dhe ende nuk dihet kur do të rifillojë kampionati, me ekipet që janë duke bërë llogaritë se si do dalin nga ky kolaps financiar.
Por Roma do e këtë disi më të lehtë, pasi lojtarët e saj vendosën që të falin rrogat e 4 muajëve, duke e ndihmuar kështu klubin që të marrë veten nga kjo krizë.
Vendimi është bërë me dije nga klubi roman në rrjetet sociale dhe nënvizohet se ka qenë një dëshirë e vetë lojtarëve.
Postimi:
#ASRoma’s first team players as well as coach Paulo Fonseca, and his staff, have volunteered to forgo four months’ salary this season to help the club navigate the economic crisis that has engulfed the world of football since the Coronavirus outbreak. pic.twitter.com/H3DJz8Z7B0
— AS Roma English (@ASRomaEN) April 19, 2020