Tonikët dhe freskuesit e lëngshëm aromatikë, janë pjesë e arsenalit të bukurisë të çdo gruaje.
Freskuesit e lëngshëm për fytyrën janë solucione të thjeshta që përbëhen nga uji, bimë të freskëta ose vajra esencialë.
Ato i gjejmë zakonisht në shishe spërkatëse dhe ndihmojnë për t’i dhënë fytyrës më shumë gjallëri por edhe për ta freskuar, çlodhur e zbutur inflamacionin.
Mësoni tre mënyra të thjeshta se si të përgatisni një solucion të tillë hidratues, gjallërues dhe mbi të gjitha ushqyes për fytyrën.
Uji me mente për spërkatjen e fytyrës
Mentja ofron gjallëri jo vetëm për trupin por edhe për shpirtin.
Atë mund ta përdorni për të prodhuar një ujë hidratues me të cilin të spërkasni fytyrën.
Për këtë ju nevojiten:
Një gotë ujë të pijshëm
1 filxhan çaji me gjethe të shtypura mente
Hidheni ujin dhe gjethet e mentes në një shishe spërkatëse dhe nëse ju gjendet shtoni edhe disa pika vaj esencial menteje.
Tundeni shishen e vogël dhe më pas spërkateni fytyrën sa herë që të zgjoheni ose të keni dëshirë.
Ujë hidratues me lule kamomili
Kamomili është shumë i mirë për të qetësuar fytyrën dhe larguar inflamacionin por edhe për të eliminuar fryrjen e pjesës së poshtme të syve.
Për këtë ujë hidratues ju nevojiten:
Një gotë ujë të pijshëm
Lule të freskëta kamomili
Hidheni ujin dhe lulet në një shishe spërkatëse dhe nëse ju gjendet shtoni edhe disa pika vaj esencial kamomili.
Tundeni shishen e vogël dhe më pas spërkateni fytyrën sa herë që të keni dëshirë dhe nevojë.
Ujë hidratues me lavandë
Lavanda është një bimë terapeutike dhe qetësuese.
Ajo ndihmon kundër ankthit dhe përbën një kurë natyrale kundër pagjumësisë.
Për këtë ujë hidratues ju nevojiten:
Një gotë ujë të pijshëm
Disa degë lavandoje të freskët
Hidheni ujin dhe lavandën në një shishe spërkatëse dhe nëse ju gjendet shtoni edhe dy pika vaj esencial lavande
Tundeni shishen e vogël dhe më pas spërkateni fytyrën sa herë që të keni dëshirë dhe nevojë.
Këtë freskues të lëngshëm dhe aromatik mund ta përdorni edhe tek perdet, çar çafët, jastëkët dhe në sirtarët e rrobave.
Të gjithë këto solucione natyrale hidratuese mund të qëndrojnë në frigorifer për deri në 3 ditë.
Por nëse përdorni vetëm vajra esencialë, atëherë ato zgjasin për deri në gjashtë muaj.
Përve ç lavandës, kamomilit dhe mentes, ju mund të përdorni edhe xhel aloe vera, çaj jeshil, kastravec, vitaminë E, bajame, vajin e trëndafilit të egër e të tjera. /Agroweb.org