Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Mësohet se sot në mëngjes ka ndërruar jetë një pacient 90-vjeçar nga Fieri, i cili ndodhej në Spitalin Infektiv, i intubuar prej 11 ditësh.
I ndjeri vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Me anë të një njoftimi zyrtar, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID19 në vendin tonë.
Deri më tani numri i personave të infektuar ka shkuar në 494 dhe i të shëruarve në 251.