Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka marrë së fundmi një vendim ekstrem.
Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë urdhër që administrate e tij të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja Trump është shprehur se kjo organizatë ka dështuar në detyrën e saj themelore: përgjigjen ndaj shpërthimit të COVID19.
Presidenti amerikan shtoi se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën ndërsa Kina vetëm 40 milionë.
“Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit. Si sponsor kryesor i organizatës, SHBA-të kanë për obligim të këmbëngulin në përgjegjshmëri të plotë.
Një nga vendimet më të rrezikshme dhe të kushtueshme nga OBSH ishte vendimi katastrofik i saj për të kundërshtuar kufizimet e udhëtimit nga Kina dhe kombet tjera. Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm. Realiteti është që OBSH nuk arriti të merrte, dhe të shkëmbejë informacione në mënyrën e duhur në një kohë tëë shkurtër dhe transparente.
Nëse nuk mund t’u besojmë atyre, vendi ynë do të detyrohet të gjejë mënyra të tjera për të punuar me kombet e tjera për të arritur qëllime në lidhje me sistemin shëndetësor. OBSH dështoi në “detyrën e saj themelore dhe duhet të mbajë përgjegjësi. tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese “– u shpreh Donald Trump në arsyetimin e tij.