Mjeku i njohur Petrit Vargu ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë duke theksuar faktin se duhet të shtohet më shumë numri i testeve, që shifrat e deklaruara nga qeveria janë të pabesueshme, dhe se kurba e rasteve të vendin tonë është e pashpjegueshme.
Deklarata e mjekut Vargu:
“Është një situatë e pashpjegueshme. Nuk e dimë nëse jemi në krahun zbritës apo ngjitës të kurbës. Po të shohësh brenda një dite, pacientët që dalin të prekur nga COVID-19, shkon nga 7 të prekur një ditë më parë në 22 ditën tjetër. Unë mendoj se gjithçka që kanë qenë pa projeksione dhe teste në masë, me gjithë vullnetin e madh për të pasur një distancim social, rezultate nuk janë ato që do të donim të ishin tani. Kjo nuk ndodhi që kurba do të vijë duke rënë në 15 prill.
Vendet e tjera bëjnë projeksione, testime në masë, ku numrat që dalin për sëmundshmëri janë shumë më reale dhe më të vërteta se tonat. Ligjet statistikore janë të njëjta edhe në shkenca të ndryshme dhe meqe me këtë rast që po flasim për epidiomnologji, këto numra janë të pabesueshëm.
Emëruesi përbashkët është tendeca për të fshehur numrat, numrat e sëmundshëmrisë është kollaj ti fshehësh, por numrat e vdekshmërisë është e vështirë. Ka dhe raste që arrijnë të fusin edhe ministrin e Shëndetësisë për të lajmëruar nga se vdiq personi. Nuk mund të lihet të interpretohet nga MSH. Numrat tonë që janë janë irreale. Nuk e pëson përqindja e lartë e vdekjeve, nëse do të deklarohej shifra reale e të infektuarve.”- tha Vargu në FaxNews.