Në kuadër të masave shtrënguese ekonomike përsa i përkes situatës së krijuar nga koronavirusi, ishte dhe thirrja që bëri qeveria Rama e më pas Kuvendi që zyrtarët e lartë të përgjysmonin pagat dhe ti dhuronin në ndihmë të kësaj ‘lufte’.
Ndërkohë kanë dalë dhe shifrat që secili prej tyre ka dhënë nga paga mujore.
Paga më e lartë është ajo e guvernatorit Genc Sejko, dhe më pas e presidentit, apo zyrtarëve të lartë të drejtësisë. Siç shihet dhe nga shifrat e mëposhtme, pagat e Ramës dhe Ruçit janë të afërta mes tyre.
Shuma në lekë që japë secili zyrtar në muaj për përballimin e epidemisë
Presidenti Ilir Meta, 93 757 lekë/muaj
Kryeministri Edi Rama, 84 000 lekë/muaj
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, 84 401 lekë/muaj
Zëvendëskryeministri rreth 69 000 lekë/muaj
Ministrat, 64 850 lekë/muaj
Deputetët e PS, 59 107 lekë / muaj
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, 228 000 lekë/muaj
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, rreth 140 000 lekë/muaj
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, rreth 140 000 lekë/muaj
Anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, rreth 140 000 lekë/muaj
Disa anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli), rreth 140 000 lekë/muaj
Kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë/muaj
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, 64 181 lekë në muaj.
Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, rreth 65 000 lekë/muaj
Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi rreth 65 000 lekë/muaj
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, rreth 65 000 lekë/muaj
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, rreth 65 000 lekë/muaj
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti, rreth 65 000 lekë/muaj
Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj, rreth 65 000 lekë/muaj
Drejtuesja e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, rreth 65 000 lekë/muaj.