Dita e nesërme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe nuk do të ketë reshje shiu.
Kështu, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), parashikimi i motit për të hënën, data 13 prill 2020, është si më poshtë:
RESHJET
Nesër (e hënë, dt. 13) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 20 °C
në vendet e ulëta: 9 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 17 °C
ERA
Nesër (e hënë, dt.13) ajo pritet të jetë e lehtë deri mesatare.