Boris Xhonson ngjalli jo pak panik për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të para pak ditëve. Ai qendroi për disa ditë nën një kujdes intensive të mjekëve, pasi mushkritë e tij kishin marrë dëme të mëdha nga virusi COVID-19.
Por tani ai është më mirë edhe dalëngadalë është duke e marrë veten. Mëngjesin e kësaj të diele Pashkësh, Xhonson I është drejtuar popullit britanik me një mesazh të ndjerë.
“Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Unë u kam borxh atyre jetën time”, kanë qenë fjalët e Xhonson karshi personelit mjekësor që u kujdes për shëndetin e tij në spitalin e Londrës, St Thomas.
Mësohet se Xhonson do të vijojë të qendrojë nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve edhe për disa ditë të tjera, teksa pritet që vetëm pas 1 javë do të kuptohet nëse e ka kaluar tërësisht këtë gjendje.