Adriatik Alimadhi është i vetmi deputet shqiptar që deri më tani është prekur nga koronavirusi.
Alimadhi u infektua në javën e tretë të marsit dhe që nga ajo kohë ai është shtruar në repartin infektiv të QSUT.
Pak ditë më parë, u raportua se ai ishte futur në frymëmarrje të automatizuar, pasi mushkria kishte marrë dëme të mëdha nga virusi.
Por sot mësohet se gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi është më e stabilizuar dhe ai tashmë duket se është futur në rrugën e mbarë të rikuperimit, edhe pse për këtë gjë duhet të pritur ende shumë.