Pas një operacioni të gjatë, policia e Vlorës ka mundur të sekuestrojë reth 15 kg lëndë narkotike cannabis sativa ndërkohë që është arrestuar edhe poseduesi.
Sipas policisë në kuadër të këtij operacioni të quajtur Kallarati është arrestuar një 31 vjecar.
Polica ka rënë në gjurmët e 31 vjeçarit pasi është vënë në përgjim dhe ishte ndjekur prej një kohe të gjatë me metodat speciale të vëzhgimit,
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Kallarati”.
Sekuestrohen 14 kg e 406 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Vihet në pranga poseduesi.
Strukturat e DVP Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”.
Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.