Asnjëri nuk e kalon lehtë gjendjen e izolimit, ky fakt tashmë është konfirmuar por mund të themi që ka persona që po planifikojnë që tani udhëtimet pas periudhës së karantinës.
Janë tre shenja horoskopi që kjo situatë i godet më shumë, pasi nuk mund të rrinë në të njëjtin vend më gjatë se disa ditë.
Ata janë:
Binjakët
Binjakëve tashmë i ka ardhur në majë të hundës e gjitha kjo, pasi nuk mund ta imagjinojnë që të kalojnë cdo natë në shtëpi duke lexuar libër apo duke shikuar ndonjë film me seri.
Binjakët thjesht janë persona shumë të hapur dhe shumë të shoqërueshëm të cilët nuk janë mësuar të kënaqen vetëm.
Peshorja
Kur është fjala për argëtim dhe krijimtari, Peshoret janë gjithmonë të varur nga të tjerët.
Edhe pse nuk hidhërohen si Binjakët, Peshoreve vërtet u mungojnë shoqëria dhe argëtimi, prandaj që tani planifikojnë se çfarë do të bëjnë pas disa muajve, ku do të udhëtojnë dhe kë do ta vizitojnë.
Dashi
Dashit i mungon aventura. Ata janë aventurierë të vërtetë të cilëve dita nuk u është e mirë nëse në të nuk kanë mësuar apo zbuluar diçka të re, nëse nuk kanë bërë diçka spontane apo totalisht të krisur.
Edhe pse disa Desh duken tipa të mbyllur, kur i njihni, do ta kuptoni që ai është shumë larg së vërtetës. Megjithatë, ajo që i dallon nga Binjakët ekstrovertë është fakti që gjithsesi dinë të kënaqen edhe vetë.