Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez.
I lindur në qytetin Bsharri në Veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare.
Në botën arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve.
Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike.
Në Liban, ai njihet ende si një hero i letrave.
Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse.
Khalil Gibran është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit, ndërsa në vijim nga supershendeti.com, do të njiheni me 22 mësime jete kjo mendje brilante…
22 thënie të mençura nga Khalil Gibran
- “Ju flisni, kur pushoni së qenuri në paqe me mendimet e juaja.”
- “Butësia dhe mirësia nuk janë shenja të dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestim i forcës dhe vendosmërisë.”
- “Ji mirënjohës për kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. Nga dhimbja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.”
- Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson, është vlerëpak.
- E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve: Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.
- “Miqësia është gjithmonë një përgjegjësi e ëmbël. Asnjëherë një mundësi.”
- “Më mbani larg nga mençuria që nuk qan, nga filozofia që nuk qesh dhe nga madhështia që nuk përkulet para një fëmije.”
- “Bujaria është të japësh më shumë se sa ke dhe krenaria është të marrësh më pak se sa ke nevojë.”
- “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”
- Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai.
- Dashuria e vërtetë nuk mund të zotërohet.
Për dashurinë, mjafton dashuria.
Dhe mos mendo se mund të ndryshosh drejtimin e dashurisë, nëse dashuria të sheh si të vlefshëm, ajo e ndryshon drejtimin për te ti.
Dashuria s’ka dëshirë tjetër veç të vetëpërmbushet.
- “Përballu me sjelljen e keqe në mënyrë të këndshme.
Testimi i vërtetë i sjelljeve të mira, është të jetë në gjendje të përballet sa më mirë me sjelljet e këqija.”
- Një shprehje thotë: “Nëse një njeri e njeh veten, ai njeh të gjithë njerëzimin”, ndërsa Khalil Gibran thotë: “Nëse dikush e do njerëzimin, atëherë ai di diçka për veten”.
- Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës: “Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”
- Ne nuk i shohim gjërat siç janë. Ne i shohim gjërat siç jemi ne:
Pamja e gjërave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt magjia dhe e bukura janë brenda nesh.”
- Dashuria e vërtetë është produkt i tërheqjes shpirtërore: Është e gabuar të mendosh se
dashuria vjen nga shoqëria e gjatë.
Dashuria është produkt i tërheqjes shpirtërore dhe nëse kjo tërheqje nuk krijohet në çast, nuk do të krijohet edhe nëse kalojnë vite apo breza.
- Lër hapësirë në marrëdhënien tënde.
Lejoni të ketë hapësirë në bashkimin tuaj dhe lëreni frymën e qiejve të vallëzojë mes jush. Dashurojeni njëri – tjetrin por mos e bëni dashurinë një marrëveshje: lërni atë më shumë të jetë një Det i levizshëm mes brigjeve të shpirtrave tuaj.
Mbusheni gotën e njëri – tjetrit, por mos pini vetëm nga njëra gotë.
Këndoni dhe vallëzoni bashkë dhe bëhuni gazmorë, por lëreni njëri – tjetrin të jetë vetëm. Edhe telat e lahutës qëndrojnë të vetëm edhe pse dridhen me të njejtën muzikë.
Jepeni zemrën tuaj, por jo në zotërimin e njëri – tjetrit, sepse vetëm dora e jetës mund ta nxë zemrën tënde. Dhe, qëndroni bashkë, por jo shumë afër njëri – tjetrit: sepse edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara. Lisi dhe Bredhi nuk mund të rriten në hijen e njëri – tjetrit.”
- Nëse lutesh kur bie shi, sigurohu të lutesh edhe në ditë me diell: “Ti lutesh kur ke nevojë dhe je në tension, por do të ishte mirë të luteshe edhe në gëzimin më të madh dhe në ditët më të lumtura.”
- Kur jepesh vetë, ai është çasti kur jepesh plotësisht: Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.
- Bukuria e vërtetë vjen nga brenda: “Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në zemër.”
- Bëje punën me dashuri.
Puna është pamja që merr dashuria.
Nëse nuk mund të punosh me dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe merr mësime nga ata që punojnë me gëzim.
Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut.
“Ata më çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”
- Nuk ekziston e vërteta absolute.
“Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”.
“Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”
Supershëndeti