Disa ditë më parë 30 mjekë dhe infermierë u nisën nga Shqipëria për në Itali, për të ndihmuar shtetin fqinj në luftën kundër koronavirusit.
Pjesë e tyre ishte dhe doktoreshë Ornela Gelaj, e cila tashmë qëndron në frontin e parë në spitalin e Brescias.
Së fundmi Gelaj ka dhënë dhe një mesazh të fortë duke shpjeguar dhe arsyen se përse vendosi ti bashkohej grupit të mjekëve për të shkuar në Itali.
Këto fjalë i ka postuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
MESAZHI I PLOTE
“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!