KESH, sipas një njoftimi për mediat, siguron qytetarët se edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit me të cilën përballet vendi, furnizim me energji elektrike do të vijojë me kapacitet të plotë.
Në njoftim, KESH shprehet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, duke siguruar staf të domosdoshëm për çdo turn përgjatë 24h, aktualisht janë në detyrë 257 punonjës, konkretisht 63 punonjës në HEC Fierzë, 101 punonjës në HEC Koman, 88 në HEC Vau i Dejës si dhe 5 punonjës në Dispeçeri të ndarë sipas turneve.
Sigurimi i shëndetit të punonjësve është parësore dhe KESH shprehet “se ka marrë të gjitha masat në zbatim të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Sekretariatit të Energjisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit si dhe sigurimin e shëndetit të të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre në të tre Hidrocentralet në administrim të saj. Janë siguruar pajisje e materiale mbrojtëse si maska, doreza dhe solucione për higjienën si dhe kryerjen e dezinfektimit të të gjithë ambienteve të punës.”
Në zbatim të planit të masave të miratuar si pasojë e shpalljes së pandemisë, në njoftim thuhet se “të gjithë strukturat e KESH sh.a po vijojnë punën në përmbushje të të gjitha detyrimeve dhe në përgjigje të kërkesës së sistemit energjetik. Në një komunikim me Administratorin e KESH sh.a, z. Benet BECI, bën më dije se po vijon pa ndërprerje prodhimi në të tre hidrocentralet e kaskadës se lumit Drin. Falë masave të marra si dhe zbatimit rigoroz të tyre nga ana e personelit të hidrocentraleve, deri tani nuk kemi asnjë punonjës të dyshuar me COVID 19.
Për sa i përket prurjeve dhe prodhimit të Hidrocentraleve gjatë 24 orëve të fundit, rezulton të kemi rreth 160 m3/s, duke siguruar një prodhim ditor rreth 7.000 MËh/ditë. Rezerva energjetike është 889 GËh, ose 157 GËh më shumë se mesatarja shumëvjeçare dhe 325 GËh më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës sot shënon 284 metra, rreth 11 metra më shumë se një vit më parë”