Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se ditën e sotme 10 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës.
“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot,”- shkruan Kryeministri Rama.
Në bazë të përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri janë shëruar bashkë me shifrat e mbrëmjes së sotme, 99 pacientë.