• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Konfirmohen 27 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Konfirmohen 27 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme janë konfirmuar 27 raste të reja të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Të dhënat i ka bërë të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë në një dalje publike, ku ka komunikuar se numri total i të prekurve nga COVID19 ka shkuar në 304.





“Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.
Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Sic shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.”, u shpreh Rakacolli.

 

Etiketa: covid19koronavirusinumri i te infektuarveSpitali Infektiv
Pas

COVID19/ Ardi Veliu ka një mesazh për të gjithë policët, ja çfarë i kërkon

Para

Cili nga tre fëmijët është vajzë? Përgjigja juaj zbulon diçka që nuk e dinit për veten

Para
Cili nga tre fëmijët është vajzë? Përgjigja juaj zbulon diçka që nuk e dinit për veten

Cili nga tre fëmijët është vajzë? Përgjigja juaj zbulon diçka që nuk e dinit për veten

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar