• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

COVID19/ Ardi Veliu ka një mesazh për të gjithë policët, ja çfarë i kërkon

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
COVID19/ Ardi Veliu ka një mesazh për të gjithë policët, ja çfarë i kërkon

Ardi Veliu, Drejtor i Policise se Shtetit

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka dalë sot me një mesazh të rëndësishëm ku ka falenderuar të gjithë efektivët për punën e bërë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Ai u ka kërkuar të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që ta përballojnë këtë luftë me të njëjtin shpirt grupi që kanë treguar,  me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.





MESAZHI I PLOTE I ARDI VELIUT

Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit,

Në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë.

Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi.

Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin.

Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.

Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.

Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.

Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.

Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!

Pas

“Të gjithë në shtëpi” Rama nxjerr urdhërin me rëndësi për lëvizjen e kalimtarëve

Para

Konfirmohen 27 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Para
Konfirmohen 27 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Konfirmohen 27 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar