Qeraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t’u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Opinion” u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj gjendjeje. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse.
Rama tha se në këtë normë hyjnë të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe të gjithëve këtyre do tu mundësohet që të mos paguajnë qeratë për këto dy muaj. Ai u shpreh se pas dy muajve në mënyrë propocionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet e prapambetura.
Rama tha se nuk dihet sa do të zgjasë kjo luftë.
“Pas dy muajve në mënyrë propocionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet e prapambetura. Nuk kam parë asnjë shtet deri tani të marrë ndonjë masë fikse se nuk dihet sa do të zgjasë”, tha Rama në lidhjen direkte me “Opinion”.
PJESË NGA EMISIONI:
A ka të drejtë shteti të ndërhyjë në marrëdhëniet private?
Para se të nisim me shtjellimit më lejoni t‘ju lexoj aktin normative: të gjithë qeramarrësit që kanë kontratë përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë nuk do ta paguajnë qeranë për dy muaj; prill dhe maj. Po ashtu edhe qiramarrësit studentë nuk do ta paguajnë. Të gjithë qiramarrësit që kanë biznes të vogël dhe kanë kontratë noteriale që para epidemisë nuk do ta paguajnë. Më pas do ta paguajnë në mënyrë propocinale të dakordësuar pas muajit maj 2020. Pra jemi në kushte lufte, e përsëris vazhdimisht se shumëkush e konsideron këtë shprehje ekzagjerim. Të gjithëve do t’u mundësohet me hir apo me pahir që të mos i paguajnë këto dy muaj. Pas këtyre dy muajve, do të paguajnë detyrimin e prapambetur. Mund të jetë një periudhë më e shkurtër apo më e gjatë. Këtu jemi dhe do e shohim.
Jo të gjithë janë me letra, si do veprohet?
Në të gjithë botën, ka marrëveshje me noter, por ka edhe marrëveshje me shtrëngim dorë. Mjafton një prej marrëveshjeve dhe të jenë me qera. Të gjithë përfitojnë.