Me anë të një postimi në “Facebook” Kryeministri Edi Rama bën me dije se dhe 9 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi, janë shëruar sot.
“LAJM I MIRË: 9 TË SHËRUAR SOT”
Në vendin tonë, janë shëruar 76 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë infeksion 15 persona të tjerë.
Lajmin e mirë e konfirmon dhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan “Edhe 9 të shëruar sot. Shkon në 76 numri i të shëruarve nga COVID19.”