• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nga gjobat, te heqja e patentave, këto janë masat e ashpra të policisë kundër shkelësve të karantinës

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nga gjobat, te heqja e patentave, këto janë masat e ashpra të policisë kundër shkelësve të karantinës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, policia ka marrë disa masa të rënda karshi të gjithë shkelësve të rregullave të vendosur.

Policia bën me dije se janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.





Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Edhe ndaj njesive tregtare qe nuk kane zbatuar urdherin jane marre masa administrative.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 shtetas, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 700 000 lekë, 1 shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin kanë vijuar çdo ditë kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 302 shtetas.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Pas

Shkarkimin e Metës nuk e ndal as koronavirusi, Maxhoranca mbledh komisionin hetimor online

Para

Rasti i tretë, një tjetër zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë preket nga COVID-19

Para
Bie nga lartësia e objektit, aksidentohet punëtori në periferi të Tiranës

Rasti i tretë, një tjetër zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë preket nga COVID-19

Të Gjitha

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

nga ro ot
16:45 | 07/07/2025
0

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

Recent News

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

16:45 | 07/07/2025
Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar