Nga Akademik, Prof.Anastas Angjeli
Prej Nëntorit të vitit të kaluar,kur pandemia e koronavirusit shpërtheu në Kinë, bota po përjeton një “gjendje lufte”, me një armik të padukshëm, një situatë e jashtëzakonsheme dhe vdekjeprurese.Ky nuk është nje slogan, por nje realitet kudo në glob.Edhe tek ne, këtu në Shqiperi.Ndaj, situatat e jashtëzakonshme nuk mund të përballohen veçse me veprime e masa të jashtëzakonshme. Kështu po veprohet edhe tek ne.Dhe duhet t’i kuptojmë,t’i pranojmë dhe t’i zbatojmëkëto masa.
SITUATA E EKONOMISË GLOBALE NËN NDIKIMIN E COVID-19.
Pandemia aktuale e koronavirusit dhe masat për parandalimin e saj që po merren për ta frenuar atë vazhdojnë të përshpejtojnë rënien e ekonomisë globale dhe padyshim asaj të vendit tonë. Tashmë këtu po përfshihen edhe ekonomitë e mëdha botërore,SHBA,Kina,Gjermania,vendet e BE etj..Edhe pse është ende herët për të vlerësuar pasojat negative të epidemisë së koronavirusit mbi ekonominë globale,Banka Botërore ka njoftuar se do të ulë parashikimet e rritjes së saj,duke pergatitur paketen e shpejte te mbeshtetjes me projekte prej 14 miliard dollare.. Oxford Economics rishikon rritjen globale të PBB-së për vitin 2020 në 2.3% (pra 0.2 pikë përqindje më pak, niveli më i ulët që nga kriza financiare 2008-2009). Oxford Economics korrigjon përqindjen e rritjes me 0.2 pikë përqindje në zonën e euros për vitin 2020 (në 0.8%) Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjithashtu thekson se përhapja e virusit mund të rrezikojë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.Recensioni po “kërcënon”ekonominë, franceze,italiane, spanjolle e Britanike.
Duket se ekonomia botërore do të vuajë “me vite” dhe është “joreale të mendosh” se do të ndryshojë shpejt (Angel Gurria, OECD ). Parashikimet e fundit nga OECD-ja, e cila parashikoi në fillim të marsit se një epidemi e zgjatur dhe e rëndë e koronavirusit do të zvogëlonte rritjen globale në vetëm 1.4% këtë vit, tashmë shfaqen të vjetëruar dhe tepër optimistë. Në nëntor, para fillimit të epidemisë, OECD-ja e vlerësoi rritjen e PBB-së në 2.9% këtë vit, nivel ky që nga kriza financiare e 2008-2009. “Edhe nëse nuk kemi një recesion global, do të kemi rritje zero ose negative në shumë ekonomi, përfshirë edhe më të madhen, kështu që do të duhet më shumë kohë për të rifilluar” (Angel Gurria, OECD).Recensioni po “kërcënon”ekonominë, franceze, italiane, spanjolle,britanike.Paqartësitë që lidhen me pandeminë, e cila ka paralizuar aktivitetin në të gjithë botën ndërkohë që shumë vende po hyjnë në kontroll ose shtrëngojnë masat e tyre, do të thotë që tronditja ekonomike është tashmë më e rëndë sesa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 apo kriza financiare e vitit 2008.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tani po parashikon një rritje globale të PBB-së prej 2.4% në vitin 2020, pra 0.5 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i saj i mëparshëm. Rishikimi i rënies së rritjes së PBB-së për zonën e euros (-0.3 pikë përqindje) është më i theksuar sesa për Shtetet e Bashkuara (-0.1 pikë përqindje). Sidoqoftë, OECD-ja paralajmëroi një skenar edhe më pesimist nëse epidemia do të përkeqësohej. Në të vërtetë, kjo humbje në gjysëm pikë së përqindjes bazohet në supozimin se “kulmi i epidemisë do të arrihet në Kinë në tremujorin e parë të vitit 2020 dhe se në vendet e tjera, epidemia do të dëshmojë të jetë më e moderuar dhe e rrethuar”. Një epidemi më e qëndrueshme, e cila do të përhapet gjerësisht në Azi-Paqësor, Europë dhe Amerikën e Veriut, mund të përgjysmojë rritjen globale këtë vit, paralajmëron OECD-ja. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) vlerëson se eksportet botërore do të ulen me 2% në vitin 2020. Bashkimi Evropian do të ndikohet rëndë. Tregjet financiare, kurset e këmbimit dhe kuotimi i çmimeve të lëndëve të para aktualisht janë përsëri subjekt i lëkundjeve të mëdha për shkak të koronavirusit, megjithëse ky ndikim mund të jetë jetëshkurtër. Tkurrja e kërkesës kineze bëri që edhe çmimi botëror i naftës (nafta Brent) të bjerë. Ndërsa ekonomia Europiane është më e lidhur me Kinën sesa ekonomia amerikane, euro është nën presion më të madh se dollari.
COVID -19 DHE GJENDJA E EKONOMISË NË VENDET E EUROZONËS.
Në zonën e euros, ekonomitë e vendeve të mëdha po zhyten ne agoni dhe treguesit ekonomik e financiar janë gjithashtu në “zonen e kuqe”.“Aktiviteti i përgjithshëm në eurozoëu “shkërmoq” në mars, tkurrja e sinjalizuar nga studimete fundit rezultojne shumë më e lartë se ajo e vërejtur në kulmin e krizës financiare globale. Kushtet ekonomike janë përkeqësuar ndjeshëm në Francë, në Gjermani(kriza shëndetësore është relativisht më pak e dukshme, por shumë sektorë ekonomikë janë prekur tashmë) ne Itali,ne Spanje,etj, dhe në pjesën tjetër të rajonit.Masat drakoniane të miratuara nga qeveritë e ndryshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kanë çuar drejt rënies aktivitetin e kompanive ”. Përsëri, sektori i shërbimeve është në vijën e parë të betejës dhe duke pasur parasysh peshën e sektorit terciar në ekonominë e Bashkimit Europian, kjo rënie e fortë mund të ketë pasoja serioze në falimentimet e biznesit dhe të shkaktojë shkurtime masive të vendeve të punës nëse virusi vazhdon të përhapet për javë të gjata.Paketat e mbështetjes në këto shtete, tashmë të njohura, ofrojnë ndihmë masive për bizneset dhe punonjësit, duke përfshirë edhe strategji te reja per shume sektore,perfshi dhe ata strategjikë, të cilët janë të kërcënuar me falimentim. “Ne do të luftojmë me gjithë forcën tonë kundër kësaj krize që prek kujdesin shëndetësor për bashkëqytetarët tanë ose aktivitetin ekonomik në këtë vend” (Olaf Scholz, Ministër i Financave ). Pavarësisht njoftimeve nga Banka Qendrore Europiane (ECB) javën e kaluar, lehtësimi i përkohshëm i rregullave fiskalë në mbarë BE-në dhe njoftimi i masave të mbështetjes ekonomike dhe sociale nga fuqitë kryesore në zonën e euros, perspektiva ekonomike po përkeqësohet seriozisht për vitin 2020.“Errësimi i perspektivave të aktivitetit ekonomik ka pasoja në tregun e punës, pasi bizneset në zonën e euros kanë raportuar uljen më të madhe të forcës së tyre punëtore që nga korriku 2009. Pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të frenuar krizën shëndetësore dhe rritjen e mbështetjes për ekonominë, parashikimet e rritjes janë zvenitur, të dhënat më të fundit të marsit sinjalizojnë shkallën më të madhe të pesimizmit të biznesit” (Chris Ëilliamson, IHS Markit).Ndersa,Mario Draghi paralajmeron se “Nga dita në ditë, lajmet ekonomike po përkeqësohen. Kompanitë përballen me humbje të të ardhurave në të gjithë botën.Shumë prej tyre tashmë janë zvogëluar dhe i kanë larguar punëtorët.Një recesion i thellë është i pashmangshëm”.
VENDET E G 20 BASHKOHEN NE LUFTE KUNDER G 20
Përballënje pandemie virusi i së cilës “nuk njeh kufij”, vendet e G20 paraqitën në Deklaraten e tyre të fundit “solidaritetin”, “transparencën” dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare për të “rikthyer besimin, ruajtur stabilitetin financiar dhe ringjallur rritjen ekonomike ”.
Me tone angazhuese gjithashtu, deklarata e takimit të vendeve të G-20,kërkon që të bëhet gjithçka që duhet dhe të përdoren të gjitha mjetet e disponueshme të politikave, për të minimizuar dëmin ekonomik dhe social nga pandemia, për të rivendosur rritjen globale, për të ruajtur stabilitetin e tregut dhe për të forcuar rezistencën. Në funksion të këtij qëllimi, këto vende do të injektojnë mbi 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale të synuar, masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të kundërshtuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë. “Ne po injektojmë më shumë se 5 000 miliardë dollarë në ekonominë globale, përmes politikave të targetuara të taksave, masave ekonomike dhe planeve për të luftuar impaktet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë” (G20, 26 mars 2020).
Ndërkaq,Presidenti amerikan Trump, firmosi mbështetjen prej 2200 miliardë USD nëkuadertë masave kundër pandemisë së koronavirusit dhe injektimin e ekonomisë se amerikane për të frenuar recensionin, ndërsa Kina, nga e cila filloi epidemia,deri tani ka deklaruar shifrën prej 344 miliardë, kryesisht në masa tatimore.Njëhershi,Gjermania,Franca,Britania, Italia po i vënie në zbatim “planet e mbështetjes”për përballimin e pandemisë se koronavirusit dhe frenimin e rënies ekonomike.
Duket se luftërat tregtare dhe sanksionet po përkeqësojnë recesionin.Të mërkurën, agjensia e vlerësimit financiar Moody’s paralajmëroi se ekonomitë e G20 do të jenë të gjithë në recesion këtë vit për shkak të pandemisë. Në përgjithësi, këto vende do të pësojnë një tkurrje me 0.5% të PBB-së së tyre. “Ekonomitë e G20 do të pësojnë një tronditje të fortë në gjysmën e parë të vitit dhe do të tkurren gjatë gjithë vitit para se të përmirësohen në vitin 2021”, sipas Moody’s, e cila e llogarit këtë rikuperim vitin e ardhshëm mesatarisht në 3.2%. Ndërsa disa vende të pasura kanë zbuluar paketa kolosale stimulimi, shqetësimet janë në rritje për vendet e varfëra që nuk kanë akses në tregjet e kapitalit dhe nuk kanë shërbime adekuate shëndetësore.
VËSHTIRËSITË E SITUATËS EKONOMIKE DHE FINANCIARE NË SHQIPËRI.
Edhe ekonomia shqiptare “po përballetmegoditjen” e efekteve të pandemisë së coronavirusitdhe kjo vështirëson frenimin e kësaj situate dhe ecurine e saj gjatë këtij viti.Na duhet,krahas zbatimit te rregullave preventivuse të shpërndarjes së pandemisë,të shpenzojmë të mbështesim masat në shëndëtsi,humanitare, në paga, në biznese, në familje në nevojë, pensionistët, etj.Por, nese pandemia do të zgjasë përtej muajit maj, vështirëstë në ekonomidhe financat publike do tështohen. E theksoj këtë jo për panik e pesimizëm, por për të bërë më të mirën në këtë situatë.Vetëm ngandryshimet me aktin normative në funksion të“planit financiar A” të muajit Mars për përballimin e krizës, pritet që të ardhurat të paksohen me 20 miliard lekë,deficit buxhetor gati të dyfishohet, borxhi publik të dali nga parametrat e targetuar me një rritje të moderuar(rreth 4% te GDP) për të financuar masat e mara për 12.milardë lekë. Vëtëm me këtësituatë , rritja ekonomike në fund tëvitit do të përgjysmohet.Kjo sepse zinxhirri ekonomik është këputur dhe shumësektorë janë në apati, me perjashtim të një pjese të sektorit të bujqesisë, të disa shërbimeve dhe tënjë pjese të ndërtimit. Në ndihmë të zbutjes së goditjeve që po merr ekonomia jonë ka ardhur fillimi i zbatimit të Planit A tëQeverisë qe inicioi Kryeministri Rama,ndërsa pjesa tjetër e ekonomisë vazhdon të jetë e goditur, cka vazhdon të reflektohet nërenien e ofertës dhe të kërkesës.Por, në vartësi të zgjatjes në kohë të pandemisë do të vlerësohet ndikimi i saj në ekonomi dhe përgatitja e Planit B për injektimin e ekonomisë dhe mbështetjet e tjera. Edhe pse skenar të ndryshëm po përpunohen,vështiresitë janë reale,me fakte, të dukshme, përballë nesh, ashtu si dhe në vendet e tjera dhe duhet të kuptohen e të pranohen ,falë transparencës që qeveria po bën për këë qëllim. Janë të mirkuptuara nevojat nga shtresa te ndryshme,biznese,komunitete, shoqata, dhe kësisoj kërkesat e tyre për më shumë mbështetje,ashtu siçduhen ditur e mirkuptuar dhe këto vështirësi.
Vështirësia e parë, buron nga fakti se për shkak të ndikimit të pandemisë në ekonomi dhe gjendjes së financave publike (rënies së të ardhurave buxhetore dhe kërkesave në rritje për shpenzime,(edhe pse të nevojshme), po krijohet një mospërputhje në kohë për plotësimin e këtyre nevojave,pra një mungesë e përkohshme për financim.“Nivelet më të larta të borxhit publik do të bëhen një tipar ekonomik dhe do të shoqërohen me anulimin e borxhit privat”, shprehet Mario Draghi.Dhe në vartësi të kohëzgjatjes së pandemisë kjo vështirësi për financim mund të rritet.Natyrisht pyetja shtrohet se cila është zgjidhja?
–Siç dihet Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar ligjin që i jep të drejtën Ministrisë së Financave dhe Ekonomise të dali, deri në muajin Maj, në tregjet financiare ndërkombëtare duke emetur eurobondin prej 600 milion Euro shumë të nevojshme këto për buxhetin e këtij viti.Por, për shkak të situatës së krijuar, kjo situatëështë e riskuar.Prandaj duhen parë mundësitë e tjera si:
-Emetimi i bonove të thesarit në tregun e brendshëm, si për nevojat në lekë ashtu edhe për nevojat në valutë të huaj.Kjo është e domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë se” Likuiditeti(paraja) është ai që zhduket kur kemi nevojë për të”. Në situatën që jemi ne kemi nevojë për to dhe duhet të kërkojmë.Prandaj, duhet një bashkpunim dhe mirkuptim mes Qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe Bankave të nivelit të dytë sidomos për përdorimin për këtë qëllim të depozitave të tyre në valutë që kanë në bankat jashtë vendit. Natyrisht këtu duhet parëedhe interesi i bankave të nivelit të dytë,duhet konsideruar dhe risku i tyre përms një politike monetare dhe të interesave më fleksibël për këtëqëllim(bashkëpunim që duket se ka qenë dhe është mirkuptues dhe i sukseshëm në këtë situatë),Konsultimi dhe bashkëpunimi me bankat e tjera Qendrore dhe institucionet financiare ndërkombëtare është i nevojshëm.Mbase një veprim i tillë mund të mos sigurojë të njëjtën shumë që do të sigurojë eurobondi, por do ta zbusi disi situatën e financimit.Kuptohet qe borxhi do te rritet.Por ne kete situate, ne te gjitha vendet “Nivelet më të larta të borxhit publik do të bëhen një tipar ekonomik …”-shprehet Mario Draghi.
–Padyshim që dhe arritja e njëmarrëveshjeje(them marrëveshje për të minimizuar penalitetet e këtyre marrëveshjeve) për “shtyrjen ne kohe” disa investimeve të mëdha(financimin) me kontraktruesit e këtyre projekteve,është një mundesis që krijon hapsirë për rialokim fondesh drejt prioriteteve që dikton kjo situate “lufte”.Gjithsesinevoja për financim mbetet prioritare
Ka edhe ide që Banka e Shqipërisë të injektojë masivisht likuiditet duke blerë letra me vlerë të korporatave(kompanive).Por, kjo jo vetem se zyrtarisht e ndaluar për BQE-në, por edhe për cilësinë,sigurinëdhe besimin e tyre tek ne, nuk mendoj se është një ide e pranueshme.
-Njëherazi është hedhur për diskutim edhe furnizimi i tregut monetar me prerjen e kartmonedhave të reja, që për momentin dhe situatën nuk duket se eshte ende në “rradhë”, ndërsa ajo e “prekjes se rezervës valutore” mbetet “fisheku i fundit.
Njëçështje tjetërështë tronditja në tregjet financiare ndërkombëtare dhe ndikimet në ndryshimin e kursit të këmbimit të monedhës tonë kombëtare, lekut,nëraport me valutat e huaja. Dollari amerikan dhe Euro janë vlerësuar në tregun e brendshëm në raportin me lekun. Shkaqet e kësaj situate janë mungesa e hyrjes së euros nga ulja e remitancave (mbyllja e kufijve),rënia e të ardhurave në valutë nga industria e turizmit, si dega me e goditur e ekonomisë në këtë situatë krize,rënia e eksporteve, element shume të rëndësishëm këta në këtë treg i cili vepron dhe ndikon. Kur Banka e Shqipërisëgati para dy vjeteve nxiti deeuroizimin e tregut monetar, pati opinione të ndryshme ndaj kësaj politike monetare, deri në “anathemim” qe s’ishte i drejte siç edhe po rezulton.Ateherë u deshën disa ndërhyrje në treg të Bankës së Shqipërisë për të “shitur Euro”,mund të dali nevojë për veprimin e kundërt, për të blere euro apo dollar. Kjo situatë në tregun monetar, do të ketë ndikim në përkeqësimin e situatës së borxhit publik të huaj, do të ndikojë në kompanitë dhe bizneset e importit, uljen e ofertës për këto mallra, pse jo disi edhe në rritjen e çmimeve të mallrave të importit.etj. Prandaj kërkon vëmendje.,
Gjithashtu, shtimi i përpjekjeve për vazhdimin e punës, pjesërisht apo terësisht, në disa sektorë(sipas Aktit Normativ të Qeverisë, për këtë qëllim) dhe mbeshtetja e sektorit për bujqësinë dhe bizneseve të eksportit, e frenojnë sadopak rënien ekonomike.Njehershi ne do te ndeshemi me nje prioritet tjeter qe nuk do të jetë vetëm sigurimi i të ardhurave themelore për ata që humbasin punën e tyre(qe po perpiqemi te bejme),por edhe të mbrojmë njerëzit nga humbja e vendeve te punëve të tyre,per të mos rënë krizë punësimi.