Një nga problemet më të mëdhaja që po përballen shtetet e fuqishme në kuadër të luftës kundër koronavirusit, pa dyshim është dhe mungesa e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për të përballuar këtë gjendje.
Mirëpo një lajm i mirë vjen nga studiuesit britanikë.
Mësohet se ata kanë ridiztajnuar një aparat frymëmarrjeje në mënyrë që të mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me problemet që lidhen me koronavirusin.
Sipas mediave vendase, kjo do ti mbajë ata të furnizuar me oksigjen dhe jashtë shtretërve të kujdesit intensive.
Kjo pajisje zakonisht përdoret për trajtimin e pacientëve me apnea të gjumit.
Sipas Kolegjit Universitar të Londrës, procesi i projektimit zgjati më pak se dy javë dhe është aprovuar për përdorim nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).
Makineritë u krijuan në bashkëpunim me klinikë, së bashku me mbështetjen inxhinierike nga ekipet e Formula 1 me qendër në Britani.
“Njëqind pajisje do të dorëzohen në UCLH për prova klinike, më pas do dorëzohen në spitalet në të gjithë vendin përpara rritjes së parashikuar të pranimeve të rasteve me COVID-19”, tha UCL në një deklaratë.
Universiteti thotë se makinat e ridizajnuara të CPAP (Continuous Positive Airëay Pressure) do të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi kapacitetin e ventilatorit spitalor, duke trajtuar pacientët që kanë nevojë për mbështetje më pak intensive.
Lajmi në origjinal: https://www.wimbledonguardian.co.uk/news/national/18343946.breathing-machine-developed-100-hours-help-covid-19-patients/