Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë banorët në Shqipëri nuk mund të dalin nga banesa pa një leje përkatëse.
Për të përfituar këtë gjë, ju duhet të aplikoni online, dhe kështu do të keni mundësinë të bëni pazar, apo të shkoni në farmaci.
Leja është vetëm 1 orë dhe nuk është për të bërë shëtitje.
Nëpërmjet një njoftimi, E-Albania ka sqaruar të gjithë personat sesi merret leja dhe kur jepet miratimi.
Cfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për këmbësorët, që duhet të dalin nga shtëpia për arsye pazari, farmacie, apo shërbesa të tjera.
Si mund të aplikoj për këtë leje?
Aplikimi nëpërmjet internetit: Klikoni e-albania.al , ose nëpërmjet aplikacionit e-albania të cilin mund ta shkarkoni në smartfonin tuaj dhe të kërkoni shërbimin “Leje për dalje”.
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)
Aplikimi me anë të sms në telefon:
Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes. Psh: J12345678L 0930
Kur e marr miratimin e lejes kur aplikoj nga e-albania?
Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe ju vjen në emailin tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.
Kur e marr miratimin kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms, miratimi për lejen e kërkur vjen një ditë më vonë, pra të nesërmen. Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e hënë, miratimi në sms vjen ditën e martë dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.
Për sa kohë është e vlefshme leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë.
A mund të leviz me automjetin tim me ketë leje?
Jo, leja është për këmbësorët.
Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër që mund të keni.
Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? /Hoë can the foreign citizens apply for a pemission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për një leje për dalje ditore duke dërguar një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”
The foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 ëith the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner) Example: F J1234567G 0930
Po për të shkuar në pune duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbesor, nuk nevojitet aplikim për leje.
Po kur jemi në një certifikatë une dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga une si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?
Në rastet kur disa anëtarë të certifikatës suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet tjeter, të dyja palet mund të aplikojnë për leje duke qëne se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës së anetarëve të së njëjtës certifikatë familjare.
Po për të shkuar në spital vjen kjo leje?
Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, po vlen.