Në një kohë që gjendja në Shqipëri për shkak të koronavirusit paraqitet e stabilizuar dhe rritjet e të prekurve nuk janë me shifra alarmante sic po ndodh në Itali, Spanjë, SHBA apo vende të tjera, të gjithë po japin shpjegime se përse mund të ketë ndodhur ky fenomen.
Shumë persona pranojnë faktin që masat shtrënguese nga qeveria pak ditë pasi u shënua rasti i parë kanë patur një rol kryesor.
Por gazetari Ruben Avxhiu ka një tjetër shpjegim në lidhje me këtë situatë.
Ai shprehet se vaksina që kemi bërë që në fëmijëri në atdhe kundër turbekulozit, po studiohet seriozisht nga shkencëtarët si mbrojtja më e mirë ndaj COVID19.
Sipas tij kjo është arsyeja pse koronavirusi nuk është hapur në masë në Shqipëri.
SHKRIMI I PLOTE
Mbi 1,000 mjekë, infermierë e punonjës të shërbimit shëndetësor në Hollandë po marrin vaksinën BCG si provë për të parë nëse i mbron gjatë punës në luftë me infeksionin e ri që po tmerron botën.
Në mënyrë të ngjashme, grupe të këtyre profesioneve në SHBA e Australi po e marrin në formë mbrojtjeje të mundshme vaksinën në fjalë.
Në fakt, lidhja më e thjeshtë që i shkon mendja njeriut është se si turbekulozi edhe koronavirusi godasin ashpërisht mushkritë.
Një shkrim në revistën “Shkenca” (Science) flet për interesin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve për vaksinën e vjetër 100-vjeçare që solli shpëtimin nga turbekulozi. (https://ëëë.sciencemag.org/neës/2020/03/can-century-old-tb-vaccine-steel-immune-system-against-neë-coronavirus).
Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka nxjerrë 33 fitues të çmimit Nobel e që ka prodhuar një vaksinë me këtë bazë po fillon një program masiv vaksinimi për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor që janë më të rrezikuarit.
Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar dhe universale, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve. Që mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur probleme që po shihen në Itali, Europë e SHBA mes të rinjve. Në vendet perëndimore zhdukja e turbekulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme.
Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku ende është e detyrueshme dhe universale ka qenë shumë më e ndagalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, MB, e Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt (përjashtimi këtu është Ëuhani dhe kjo lë mënjanë masat ekstreme të Kinës autoritare që mund të kenë qenë një faktor i jashtëzakonshëm në luftën ndaj virusit.)
Sipas kësaj llogjike, kjo është arsyeja pse ndonëse Shqipëria është gati një provincë e Italisë në kuptimin e udhëtimeve të shumta mes dy vendeve përhapja në Shqipëri ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali. Shqipëria e ka ruajtur vaksinimin universal kundër turbekulozit, të paktën si është trashëguar si praktikë që nga Shqipëria komuniste (nuk mund të flas sot për zbatimin rigoroz të regjimeve të vaksinimit se demokracia e liria vjen edhe me mundësinë për t’iu shmangur apo zbutjen e praktikave të detyruara.)