Ndihmës infermierja shqiptare që punon e jeton në Itali, Valbona Kalaj në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Abc News zbulon se është e prekur nga virusi vdekjeprurës dhe gjithashtu ka treguar se në Itali po aplikohet protokolli i luftës.
Më tej ndihmës infermjerja tregon një histori prekëse të një personi të sëmurë kronik, i cili qëndronte në pavionin ku ajo shërbente dhe ka qenë rastësi që ajo e ka konstatuar që ai ishte infektuar me koronavirus. Kalaj ka treguar momentin prekës të ndarjes së të shoqes me bashkëshortin nga urgjenca e spitalit, ku fatkeqësisht ai pas 5 ditësh kishte ndërruar dhe jetë.
Fjala e saj:
“Në realitet kjo është e vërteta më e hidhur, pas numrit të viktimave, pasi ka pas raste që mjekët kanë aplikuar protokollin e luftës ku një i dëmtuar më shumë nuk ka shpresa për jetën dhe ai i dëmtuari më pak ti japim një shans për jetën. Kjo është hera e parë që unë kam parë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar këtë realitet. Mjekët që i kanë ndjekur në reanimacione na tregonin këtë realitet, por pastaj ai doli jashtë reanimacionit. Më e vështirë për ti thënë një të afërmi se pacienti ka koronavirus sesa tumor. Unë kam një rast konkret në këto ditë që ishte kjo lloj situate një paciente që kishte të shtruar të shoqin më thërret.
Kur shkova aty e gjeta pacientin duke u dridhur me ethe të larta duke u dridhur, e shoqja më tha se nuk di se si të sillet. E shoqja më tha se kishte marrë urgjencën në telefon por nuk i ishte përgjigjur askush pasi i kishte thënë se pacienti ishte operuar për tumor në kokë dhe nuk i kanë dhënë rëndësi. Në atë kohë unë sikur e parashikova se situata ishte ndryshe dhe pse unë nuk jam mjeke por pak njohuri të përfituara në bazë të ekzperiencës dhe i kuptojmë disa simptoma, dhe mora urgjencën në telefon dhe i cili ishte i operuar për tumor në kokë dhe i tregova simptomat. Bëhet fjalë për një pacient 67 vjeç që ishte operuar në kokë dhe që mjekët i kishin dhenë një kohë të shkurtër, pasi e ka marrë urgjenca aty ka qenë dhe përshëndetja e fundit me gruan, pasi nuk u lejua që ajo të futet më. Pacienti ka qenë i veshur me bizhamat e shtëpisë në momentin që është dorëzuar në urgjencë. E shoqja që atë ditë nuk e ka parë më dhe një ditë më pas e ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus. Gruaja që nga momenti që e ka dorëzuar në urgjencë dhe pas 5 ditësh kur ai ka ndërruar jetë nuk e ka parë më të shoqin pasi dhe ajo vetë ka qenë në karantinë. Kjo është e tmerrshme pasi në këtë situatë nuk mund të shikosh më as të afërmit, tashmë nuk ka më as vend për varre dhe një pjesë e tyre tashmë digjen. Komunat u japin informacione se ku janë dërguar trupat e pacientëve dhe pse mund të marrin informacione mund të jenë larg. Ka raste ku viktimat mund të jenë shumë larg siç është realiteti i Bergamos ku unë jetoj ku familjari për të dërguar një lule duhet të shkojë 200 metra lart. Realiteti i Bergamos është një tragjeti pasi është një kaos në spitale”-përfundoi ndihmës infermjerja fjalën e saj!