Gjatë komunikimit live në Facebook, Kreu i Qeverisë Edi Rama teksa po telefononte të gjithë qytetarët që kanë lënë ankesat e tyre në portalin “Shqipëriaqëduam”, është ndeshur me disa situata. Një ndër to ishte momenti kur Rama merr në telefon një qytetare dhe ajo i përgjigjet: Më fal se po bëja fitness.
Kryeministri: Edi Rama jam, si jeni?
Qytetarja: Më fal për zërin se po bëja fitness
Edi Rama: Po ti e paske në terezi, po ca kërkon nga unë që po i bëj fitness së trurit
Qytetarja: Unë jam me raport lindje, por tre muaj të raportit të lindjes nuk i kam marrë, kam kredi për të larë….
Edi Rama: Do të interesohemi dhe do të marrësh përgjigje
Qytetarja: Të përgëzoj
Edi Rama: Edhe të përgëzoj që bën fitness.