• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Duhet të lëvizni me makinë në shtetrrethim? Policia tregon aplikacionin e ri: Ja si duhet të veproni

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Duhet të lëvizni me makinë në shtetrrethim? Policia tregon aplikacionin e ri: Ja si duhet të veproni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka sqaruar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar se si mund të merret një autorizim për të qarkulluar me makinë në oraret e shtetrrethimit.

Bëhet fjalë për një aplikacion, ku qytetarët mund të gjurmojnë kërkesën e tyre, të bëjnë deklarimet e sakta dhe mund të marrin një autorizim në raste urgjente.





NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE SE SHTETIT

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore dhe të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, sqarojmë se:

Policia e Shtetit, në faqen zyrtare të saj (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!”

Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al.

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.

Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të Policisë me qytetarët.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.

Sqarojmë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe apelon edhe njëherë për të gjithë ata që përpiqen të abuzojnë apo t’i shmangen zbatimit të këtyre masave se në terren, veç punonjësve të Policisë me uniformë, janë dhe qindra agjentë civilë, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të masave kufizuese.

 

Pas

Shënohet viktima e 8 nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë pacienti në Infektiv

Para

“Do ishte budallallëk ta fshihnim” Rama del që në mengjes me mesazh të fortë (FOTO)

Para
“Do ishte budallallëk ta fshihnim” Rama del që në mengjes me mesazh të fortë (FOTO)

“Do ishte budallallëk ta fshihnim” Rama del që në mengjes me mesazh të fortë (FOTO)

Të Gjitha

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

nga Fast News
10:00 | 19/07/2025
0

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

nga Fast News
09:00 | 19/07/2025
0

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

nga Fast News
08:30 | 19/07/2025
0

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

nga Fast News
08:00 | 19/07/2025
0

Recent News

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

10:00 | 19/07/2025
Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

09:00 | 19/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar