Kriza politike në Shqipëri nuk po gjen zgjidhje brenda vetes. Në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot mbërriti për një takim, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Moses-Ones.
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi midis të dyve, i cili është zhvilluar jashtë vëmendjes së kamerave dhe ka zgjatur rreth një orë në selinë e Partisë Demokratike.
Ajo që bie në sy është se pas takimit zyrtarja e lartë dhe kreu i PD kanë dalë të buzëqeshur.
Sakaq, sonte në Tiranë do të mbërrijë, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson. Ardhja e tij po bëhet në kuadër të zgjidhjes së tensionit politik.