Kryeministri Rama, ashtu si në cdo rast tjetër, edhe në këto kohëra të vështira të koronavirusit është duke u kujdesur maksimalisht për të ruajtur komunikimin me qytetarët. Në vazhdën e risive që ka paraqitur në këtë drejtim, këtë herë Rama ka lajmëruar se do të jetë në dispozicion të qyetetarëve në platformën „Shqipëriaqëduam.al“.
Sipas kryeministrit përmes kësaj dritareje të gjithë qytetarët do të mund të marrin përgjigje për të gjitha shqetësimet e tyre.
Postimi i Ramës:
“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve.
Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al.
Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I love you