Në adresë të ish-kryeministri të Shqipërisë Sali Berisha, ditën e sotme ka ardhur një denoncimim nga një oficer i Ushtrisë së Kosovës. Oficeri pretendon se gazi i përdorur ditën e djeshme në protestën e opozitës është furnizuar nga Beogradi dhe mban helmin kimik Zografin Bis.
Oficeri shton se gazi helmues, me pasoja për shëndetin, është përdorur edhe gjatë kohës së Millosheviçit dhe përdoret vetëm nga ushtria serbe dhe jo policia. Sipas oficerit, gazi është i ndaluar edhe në konventat ndërkombëtare.
Postimi i denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berishës
Beogradi furnizon me helme kimike Zografin Bis!
Gazi helmues qe u perdor dje ne Tirane eshte perdorur vetem kunder shqiptareve ne Kosove dhe Presheve.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje dr jam oficer i Ushtrise se Kosoves. Jam skandalizuar nga ajo qe ndodhi dje ne Tirane .
Gazi helmues qe u perdor dje ne Tirane eshti kohes se Millosheviçit dhe eshte ne perdorim si helm kimik luftarak vetem nga ushtria dhe jo nga policia serbe dhe,
-eshte gaze kategorikisht i ndaluar me konventa nderkombetare qe te perdoret kunder civilve.Ai perdoret kunder armikut ne fudhe beteje apo vendodhjes se grupeve terroriste
Ky gaz toksik me pasoja serioze esht perdor kunder civilve nga Millosheviçi vetem kunder shqiptarve ne Kosove dhe nga Daçiç ne vitin. 2012 perseri vetem kunder shqiptarve ne Presheve.
Edi Rama duhet paditur ne Hage per perdorimin e tij mbreme kunder protestuesve ne Tiane mbasi ka shkelur konventen nderkombetare te perdorimit te lendve kimike.me respekt ..