Pas protestës së paralajmëruar nga opozita, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për media deklaroi në seancën e Kuvendit sot priten 2 vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me KLGJ dhe KLP”.
I pyetur për arsyet e zhvendosjes në kohë të seancës plenare, Balla nuk u përgjigj por njoftoi se e njëjta gjë do të ndodhë më 14 mars, për shkak të Ditës së Verës.
Duke iu referuar vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian që pritet nesër, Balla deklaroi se “Kolegët e PE janë të mirëseardhur, kemi mbështetje të Parlamentit Evropian në rrugën e integrimit. Jemi në momentin e fillimit të procesit e bisedimeve për anëtarësim në BE”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, shprehet se opozita ka frikë nga krijimi i SPAK: “Sjella e opozitës anti-kushtetuese, kanë frikë nga SPAK”, ishin fjalët e Ballës.