Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

nga Fast News
3 weeks më parë
në Biznes
0
10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bizneset e vogla të dëmtuara nga aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë mund të regjistrojnë dëmet përmes platformës e-Albania, në rubrikën “Dëmi im”. Gjatë një vizite në një prej bizneseve të prekura nga protestat, kreu i qeverisë bëri të ditur se 10 grupe verifikimi nga Drejtoria e Tatimeve do të zbresin në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve të vogla në kryeqytet.  Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë familjet dhe sipërmarrjet që kanë pësuar humbje, duke theksuar se synimi është të qëndrojë pranë qytetarëve që sigurojnë jetesën përmes punës së ndershme.

“Prej ditës së sotme, çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës qorre, ka një dritare në e-Albania, ku do të mund të regjistrojë dëmin”, deklaroi Rama, duke shtuar se grupet e verifikimit do të mbledhin të dhënat për dëmet e shkaktuara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit, duke deklaruar se zëri i studentëve, të rinjve dhe qytetarëve duhet të dëgjohet me respekt. Ai theksoi se e drejta për të protestuar duhet të mbrohet, ndërsa u shpreh se nuk do të lejojë që aktet e dhunës dhe shkatërrimit të rrezikojnë të ardhmen e vendit.

“Ne respektojmë studentët, unë e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes. Zëri i tyre, zëri i të rinjve dhe i çdo qytetari që sot kanë bërë protestë, duhet dhe do të dëgjohet me respekt”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë akuzoi aktorë politikë dhe persona të tjerë se, sipas tij, po synojnë të shfrytëzojnë situatën përmes akteve të dhunës dhe shkatërrimit. Në përfundim, Rama theksoi se përgjegjësia e tij është mbrojtja e qytetarëve, garantimi i drejtësisë dhe vijimi i procesit të integrimit europian, duke riafirmuar objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve. Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës. I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ibrahimaj dënon dhunën në shkollën profesionale në Lezhë: Siguria e nxënësve, prioritet

Para

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si të aplikoni në e-Albania përmes “Dëmi im”?

Para
Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si të aplikoni në e-Albania përmes “Dëmi im”?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

nga Fast News
16:22 | 07/11/2026
0

Shqipëri-Rumani, agjendë ekonomike për vitin 2027Hoxha: Synojmë rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve

Shqipëri-Rumani, agjendë ekonomike për vitin 2027Hoxha: Synojmë rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve

nga Fast News
15:06 | 07/11/2026
0

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

nga Fast News
14:54 | 07/11/2026
0

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

nga Fast News
11:00 | 07/11/2026
0

Recent News

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

16:22 | 07/11/2026
Shqipëri-Rumani, agjendë ekonomike për vitin 2027Hoxha: Synojmë rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve

Shqipëri-Rumani, agjendë ekonomike për vitin 2027Hoxha: Synojmë rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve

15:06 | 07/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora