Gjykata për Krime të Rënda pranoi sot kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar, ndërsa më 12 mars do te lexohet pretenca. Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.
Në lidhje me vendimin ka raguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një statusi në “Facebook”.
Berisha thotë se Rama e fali për dënimin e rëndë që meritonte Eskobarin e Ballkanit duke renditur sipas tij dhe disa arsye. Ai shkruan më tej se radhën e gjykimit të shkurtuar tani e ka Aldo Bare.
STATUSI I BERISHËS
Ediskobari fali Eskobarin!
Të dashur miq, sot ashtu siç ishte njoftuar, premtuar dhe parashikuar, krye krye kreu Ediskobari fali për dënimin e rëndë që meritonte Eskobarin e Ballkanit, Klement Balilin. Shkaqet e faljes janë:
Thesaret e Balilit, dmth Videot me orgji të regjistruara në Santa Quaranta të vet Ediskobarit dhe narkoqeritarëve të tij.
Sjellja e mirë dy vite në arrati e Eskobarit çka detyroi Ediskobarin t’i njohë 1 vit arrati për tre vite burg dhe t’i rezervojë gjykimin e shkurtuar.
Kjo e fundit u thotë të gjithë kriminelëve qëndroni në arrati po deshët që të keni lehtësi, natyrisht po patët video me orgji.
Së fundi radhën e gjykimit të shkurtuar e ka tani Aldo Bare.
Miq, kjo është drejtësia e Edvinit, duhet ta shporrim një minutë e më parë.
Revolucioni do të fitojë!