• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama “zbrazet” tek mediat italiane për Berishën: Është penduar që nuk më ka vrarë…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rama “zbrazet” tek mediat italiane për Berishën: Është penduar që nuk më ka vrarë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë sot deklarata për mediat italine, të cilat duket se janë shumë të interesuara për sitatën politike në vend, pas ngjarjeve të fundit ku opozita vendosi të djegë mandatet.

Më hërët dha një deklaratë për televizionin shtetëror italian, Rai Neës, ku  foli për situatën politike në vend, ku Parlamenti është pa opozitë. Më pas është intervistuar nga gazeta e famshme italiane, Repubblica.





Po ashtu siç u shpreh për  Rai News, Rama edhe për Repubblica, deklaroi se edhe pa opozitën teknikisht mund të ecet përpara pa asnjë problem.

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe interesit të medias së huaj mbi deklaratat e ish- kryeministrit Berisha, i cili është shprehur se e vetmja mënyrë për ta eleminuar atë është plumbi. Rama u përgjigj duke thënë se Berisha është penduar që se ka vrarë kur ishte në qeveri.

Pjesë nga intervista e kryeministrit për Repubblica.it  

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar? 
S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë? 
Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

 Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara? 
Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite? 
Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?
100% po.

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha? 
Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi. 
Ka thënë edhe me keq se kaq. Eshtë penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes, e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.

Pas

Ndërpritet 4 orë kalimi në Kakavijë, ja pse…

Para

FOTOT/ Era shkatërron çati shtëpish, shkolla e ura në Vaun e Dejës

Para
FOTOT/ Era shkatërron çati shtëpish, shkolla e ura në Vaun e Dejës

FOTOT/ Era shkatërron çati shtëpish, shkolla e ura në Vaun e Dejës

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar