Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Takimi ka ardhur vetëm një ditë pas dorëheqjes së opozitës nga Parlamenti.
Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në Tëitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.
“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postimin bashkëngjitur fotove.
At the @epp and likeminded Group in the @OSCEPA we had as special guest @lulzimbasha_al reporting on the worrying situation in #Albania, demonstrations against the socialist government, corruption, drugs trafficking and un democratic developments pic.twitter.com/bcGb63hqGV
— EPP_OSCEPA (@EPP_OSCEPA) February 22, 2019
Por duket se qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD. Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në orën 18.00 Kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.
Njoftimi nga PD
Partia Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së njoftoi se situata në Shqipëri ishte në qender të diskutimeve me Kryetarin e Partisë Denikratike, Lulzim Basha. Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend. Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan. Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare. Qëllimi i këtyre takimeve është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri, e cila ka në bazë blerjen e zgjedhjeve nga Kryeministri Rama nëpërmjet krimit të organizuar, siç e provojnë përgjimet e dosjes 339.