Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i sigurimeve në Shqipëri po lëviz me ritme minimale. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti, primet e shkruara bruto arritën në rreth 20.57 miliardë lekë, me një rritje prej 1.94% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 6.69 miliardë lekë, me një rritje prej 8.29%.

Paralelisht, numri i kontratave të lidhura dhe numri i dëmeve të paguara u rritën përkatësisht me 6.80% dhe 6.05%, duke vijuar konfirmimin për zgjerimin e aktivitetit të sigurimeve.
Struktura e tregut mbetet e ruajtur dhe e dominuar nga segmenti Jo-Jetë, i cili përbën 91.32% të totalit. Primet e shkruara bruto arritën në rreth 18.79 miliardë lekë, me rritje prej 1.53%, ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 6.22 miliardë lekë, me rritje prej 9.99%.
Sigurimet e detyrueshme motorike mbeten portofoli dominues i tregut Jo-jetë, duke zënë 68.93% të tij, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 12.95 miliardë lekë, në rritje me 3.83%, dhe dëme të paguara bruto që arritën në rreth 4.40 miliardë lekë, në rritje me 10.56%. Ndërkohë, numri i kontratave dhe i dëmeve paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me rritje të moderuara, respektivisht 3.98% dhe 4.54%.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës paraqiten në rënie të lehtë në zhvillimin e tregut, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 5.84 miliardë lekë, me një rënie prej 3.22%, ku rritja në shumicën e klasave u kompensua nga rënia në sigurimet nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe në dëmtimet e tjera në pronë. Dëmet e paguara bruto për sigurimet vullnetare arritën në rreth 1.82 miliardë lekë, me një rritje prej 8.66% kryesisht nga sigurimet ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës.
Segmenti Jetë edhe pse ruan një peshë të vogël në treg, prej 8.67% të totalit, shfaq një ecuri pozitive. Primet e shkruara bruto në këtë segment arritën në rreth 1.78 miliardë lekë, me rritje prej 6.79%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6.74%. Sa i takon dëmeve, vlera e dëmeve të paguara bruto arriti në rreth 0.28 miliardë lekë, me një rritje prej 7.78%, shoqëruar me rritjen e ndjeshme të numrit të dëmeve të paguara, prej 23.99%.

Faktorët që ndikuan tregun e sigurimeve

Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare vlerëson se të dhënat e raportuara në mbyllje të periudhës Janar – Shtator 2026 si edhe ecuria e tyre vjetore,  janë ndikuar nga disa faktorë specifikë. Së pari, në sigurimet motorike, vijon të vlerësohet si ndikim zbatimi i faktorit të riskut “Historiku i dëmeve”, parashikuar në Rregulloren nr. 156, datë 19.09.2024.
Ndër dy produktet e tjera të sigurimeve të detyrueshme motorike, sigurimi kufitar raporton rënie, si pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA-s, ndërkohë që kartoni jeshil paraqitet thuajse i qëndrueshëm, me një rritje të lehtë të primeve pavarësisht një rënieje të lehtë të numrit të kontratave.
Referuar sigurimeve vullnetare, ecuria e primeve të shkruara bruto në këtë 9 mujor reflekton rritjen në klasat e aksidenteve dhe shëndetit, të kaskos së mjeteve tokësore dhe të garancive, e cila u kompensua kryesisht nga rënia në sigurimet nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe në dëmtimet e tjera në pronë.
Edhe dinamika e dëmeve të paguara është përcaktuar nga portofoli MTPL dhe ai  i sigurimeve nga zjarri dhe forcat e natyrës, duke sjellë një rritje të ndjeshme të dëmeve të paguara.

Në segmentin Jetë, zhvillimet e primeve ndikohen nga performanca e produkteve të lidhura me kreditimin, si edhe dinamika e kontratave në grup, teksa rritja e numrit të dëmeve të paguara raportohet kryesisht nga kontratat flexi plan .
“Referuar statistikave të muajve të fundit, vërehet se aktiviteti i dëmeve në përgjithësi është stabilizuar, duke ruajtur nivele të qëndrueshme si në vëllimin e pagesave të dëmeve, ashtu edhe në numrin e rasteve”, thekson AMF-ja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët!

Para

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove

Para
Protesta, kush do të paguajë për bizneset e dëmtuara?

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora