Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Detyrime të reja për bizneset, certifikim vjetor i aktivitetit dhe regjistrim me GPS

nga Fast News
3 weeks më parë
në Biznes
0
Detyrime të reja për bizneset, certifikim vjetor i aktivitetit dhe regjistrim me GPS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset në Shqipëri mund të përballen me detyrime të reja për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të aktivitetit ekonomik. Një risi për ndryshimin e ligjit për regjistrimin e biznesit dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) parashikon certifikimin e Kodit të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE), identifikimin e vendndodhjes së aktivitetit përmes GPS-it dhe sanksione për subjektet që nuk përmbushin kërkesat.

Sipas propozimeve, bizneset e reja do të duhet të ngarkojnë në portalin e-Albania certifikatën e Kodit NVE brenda 30 ditëve kalendarike nga regjistrimi në regjistrin tregtar. Në rast se dokumenti nuk dorëzohet brenda këtij afati, subjekti do të kalojë automatikisht në statusin “i pezulluar”, deri në plotësimin e detyrimit.

Edhe bizneset ekzistuese do të duhet të verifikojnë dhe të përditësojnë të dhënat për aktivitetin e tyre. Gjithashtu parashikohet certifikimi dhe përditësimi periodik i Kodit NVE, ndërsa mosrespektimi i detyrimeve mund të ndëshkohet me gjobë prej 60 mijë lekësh. Përveç gjobës, subjektit mund t’i pezullohet e drejta për të kryer veprime në regjistrin tregtar, deri në saktësimin dhe certifikimin e kodit.

Një tjetër ndryshim lidhet me deklarimin e vendndodhjes së aktivitetit ekonomik. Subjektet do të duhet ta deklarojnë adresën gjatë regjistrimit fillestar dhe sa herë që ajo ndryshon. Për qëllime të verifikimit administrativ, identifikimi i vendndodhjes parashikohet të plotësohet me të dhëna gjeohapësinore përmes sistemit GPS, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Certifikimi i Kodit NVE parashikohet të kryhet nga Dhoma Ekonomike Kombëtare, në bashkëpunim me QKB-në. Procedurat dhe mënyra e ndërveprimit mes dy institucioneve do të përcaktohen me akte të mëtejshme.

Synohet standardizimi i të dhënave të bizneseve dhe përmirësimin e shkëmbimit elektronik të informacionit mes institucioneve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Investimet strategjike, propozohen rregulla të reja për zbatimin dhe monitorimin e projekteve

Para

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet

Para
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora