Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Erzen Breçani ka folur së fundmi në lidhje me aksionet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit.
Duke komentuar edhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë vënë nga të ardhurat e krimit, Breçani u shpreh se kjo procedurë është e vështirë pasi i mbivendoset ligji i Antimafias.
I ftuar në programin “Opinion” ish-efektivi u kthye pas në kohë duke rrëfyer një episod nga jeta e tij profesionale në të shkuarën, kur ka arrestuar ish-kreun e bandës së Durrësit Lul Berishën.
Breçani ka zbuluar ndër të tjera fjalët që i ka thënë Lul Berisha gjatë arrestimit duke u shprehur se ai kishte vetëm një person frikë në Shqipëri, Sali Berishën, pasi ai nuk pranonte të bashkëpunonte me të.
“Unë kam shoqëruar Lulzim Berishën në aksionin kur ai është arrestuar dhe kam pasur një komunikim me të sepse e kisha në makinë. Në pyetje e sipër, mund të jetë duke më dëgjuar dhe duhet ta kujtojë shumë mirë, i thash ti je kriminel, ke vrarë.
Ti e thua tha, ty i thash duhet të të sekuestrohet edhe pasuria. Kur është arrestuar ky nuk ka patur ligj Antimafia.
Ai më tha mua që unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri, ai është Sali Berisha sepse nuk pranon me bashkëpunu me të dhe të ekzekuton me u marr me veprimtari të tilla.
Tha, unë e kam aq formim sa që dy troje të cilat i kam të miratume me leje ndërtimi i kam shit në kohë që i është bërë kontroll në banesën e tij dhe asnjë lloj pasurie nuk më gjeni” tha Brecani nga studio.