• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vettingu në polici, merret vendimi për Ardi Veliun

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vettingu në polici, merret vendimi për Ardi Veliun
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e ka kaluar me sukses provesin e Vettingut.

Vendimi është dhënë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ku gjatë seancës është konstatuar se numri një i Policisë së Shtetit nuk ka asnjë problem në të tre shtyllat e vlerësimit: pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe deklarimi pasuror.





PASURIA

Për sa i përket pasurisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë rezulton se ka porositur një apartament në Tiranë, në vitin 2017, me vlerë 79 mijë euro. Apartamenti është në ndërtim, ndërsa për blerjen e tij, ai ka marrë 5 milionë lekë kredi, të cilën vijon ta shlyejë. Ndërkohë, aktualisht Ardi Veliu jeton në shtëpi me qira dhe nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme. KJV ka zbuluar nga hetimi se ai ka një llogari bankare prej 750 mijë lekësh nga të ardhurat, ka llogari page 190 mijë lekë, si dhe 5 mijë euro të përfituara nga shitja e një makine. Ndërsa tashmë ai nuk ka makinë në pronësi të tij. Sa u përket të ardhurave të bashkëshortes së Veliut, ajo ka 800 mijë lekë nga paga dhe një depozitë 2 milionë e 400 mijë lekë të dhuruara nga prindërit pas shitjes së një apartamenti në Vlorë. Në këtë mënyrë, KJV ka arritur në përfundimin se Ardi Veliu ka deklaruar saktë pasurinë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesash.

PASTERTIA E FIGURES

Sa i përket kontrollit të figurës, DSIK ka konfirmuar se Ardi Veliu ka certifikatë sigurie tepër sekret deri në vitin 2022 dhe nuk rezulton të ketë asnjë informacion implikues ndaj tij. Por, në vitet 2002, 2003 dhe 2007, sipas DSIK, ka raportime se Veliu ka qenë i implikuar në lëvizjen e klandestinëve, favorizimin e falsifikimit të vizave, por që këto nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal, si dhe nuk është marrë nën hetim apo i pandehur. I pranishëm në seancën dëgjimore, Ardi Veliu ka sqaruar pretendimet për përfshirje në falsifikim pasaportash në vitin 2007, duke thënë se prej 15 gushtit të 2006-ës nuk ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, po sot pritet që përpara KJV të dalë dhe drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale, Artan Shkembi.

Shkëmbi mban detyren e kreut të Task Force “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit, si dhe gjithashtu është pjesë e 18 emrave që kaluan fazën e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Pas

SPAK kalon dosjen “Bajri” në Prokurorinë e Shkodrës, ja arsyeja e fortë

Para

“Unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri” ish-drejtori i Policisë tregon çfarë i tha Lul Berisha kur e arrestoi

Para
“Unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri” ish-drejtori i Policisë tregon çfarë i tha Lul Berisha kur e arrestoi

“Unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri” ish-drejtori i Policisë tregon çfarë i tha Lul Berisha kur e arrestoi

Të Gjitha

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

nga Fast News
08:00 | 19/06/2025
0

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

nga Fast News
07:30 | 19/06/2025
0

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Recent News

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

08:30 | 19/06/2025
Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

08:00 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar