Dashamir Shehi e ka cilësuar si propagandë nismën “anti-KÇK”.
Shehi u shpreh se kjo nismë mund të përdoret edhe për një detaj të frikshëm. Sipas tij, Rama po u jep një sinjal grupeve kriminale.
“Mund të përdoret edhe për një gjë tjetër që është e frikshme. Ky po i lëshon një sinjal grupeve. ju që do bashkëpunoni do ju mbrojmë. Ata nuk po i nënshtrohen ndonjë drejtësie të re. Ata po i nënshtrohen një trupe policie, zhurma është e madhe , puna është e vogël. Ç’është ky ligj që bëhet për dy ditë”, tha ai.
I pyetur më tej nëse është në gjendje opozita të largojë Ramën këtë vit, aleati i Bashës tha se opozita do të bëjë të pamundurën për zgjedhje të parakohshme.
Pjesë nga intervista në studio:
Milori: Tryeza jashtë Parlamentit, mendoni se do të ketë një produkt afatgjatë dhe korrekt?
Shehi: Unë shpresoj që klo lloj reforme të shërbejë mininalisht për të bërë një palë zgjedhje të rregullta. Ky nuk është fundi se defektet janë aq të shumta. Kjo është një ndërhyrje specifike emergjente. Kjo lloj tryeze ka zëvendësuar atë lloj parlamenti, ky është suksesi ynë opozitar. Unë kam një lloj optimizmi, por edhe më vjen keq që e them, nga trishtimi që ka masa e madhe nga kjo keqqeverisje. Megjithatë në këtë pikë që kemi mbërritur do jetë shumë e rëndësishme që ky grup të largohet.
Milori: Nëse nuk ndryshon sistemi dhe Basha ndryshon listat, mendoni se do jeni në listat e Bashës?
Shehi: Ne mendonjmë se do jemi se jemi dikushi që kemi kontribuar. Nuk është kjo që më shqetëson. Unë dua të bëjnë një sistem të mirë për shqiptarët. Në fakt për partitë e vogla ky është sistemi më i mirë nga të gjithë.
Milori: Vala e paketës anti kçk, si ju duket?
Shehi: Ta shikojmë njëherë nëse është aksion apo jo. Zhurma është bërë e madhe, siç i bën Rama punët e veta pastaj vjen puna që nuk ndodh asgjë. Tani unë po ju them shqiptarëve, nuk kam asgjë me atë OFL. Unë gjykoj që nuk është ko rruga, kjo është rruga e propagandës. Ky që mburret dhe ankohet, ka 7 vjet që thotë nuk më lënë të punoj. Kur do punojë ky? Tani na del që 7 muaj para zgjdhjeve ky i bën të gjitha. E megjithatë unë po i jap mirëbesimin. Po ti japim kohën të tregoj që këto që janë vënë kanë ndërmend të merren me krimin. Edi Rama duhet të jetë subjekt dhe i trembur bashkë me deputetë nga këta që po hetojnë krimin
Milori: Parimi ligji i antimafias, ndiq paranë…
Shehi: Ligjin e anti-mafia e kemi pasur.
Milori: E shikoni një lloj amnistie, se nga “anti-kçk” mund të dalin 40 familje. Këta që i dorëzojnë, e shikon që mund të përdoret edhe si amnisti?
Shehi: Mund të përdoret edhe për një gjë tjetër që është e friskshme. Ky po i lëshon një sinjal grupeve. ju që do bashkëpunoni do ju mbrojmë. Ata nuk po i nënshtrohen ndonjë drejtësie të re. Ata po i nënshtrohen një trupe policie, zhurma është e madhe , puna është e vogël. Ç’është ky ligj që bëhet për dy ditë. Një certifikatë për spërkatje do dy muaj. Sajuan një mënyrë se si do betohen gjykatësit, nga eksperienca negative që ndodhi. Sepse ishte një histori që e sajuan vetë.
Milori: E keni ndjekur parlamentin?
Shehi: Më vjen turp.
Milori: Mbaron Rama, vjen Hajdari, ikën Hajdari dhe vjen Rama. Si ju duken?
Shehi: Kjo më duket një estradë. Kam parë që edhe ajo Zonja hajdari ka filluar të thotë ca të vëreteta tani. E kanë kuptuar se jo se jemi ne burrat e mirë që ikën, por me zotërinë përballë nuk mund të bashkëpunosh. Ne po presim që kjo KCK ndoshta do e bëjë ndonjë punë, por s’ka për të bërë asnjë punë. Ne kemi dyshimin se kjo nuk është formula. Që ditën e parë ndodhën situata qesharake. Realiteti është ky që bota e krimit ka kapluar një pjesë të shoqërisë shqiptare. Unë kam frikë që këtu është një skenë pastrimi, që bankat bëjnë sikur se dinë. Është qeveria që mbyll të dy sytë. Vetë zoti Rama mendon se e gjithë bota është kështu. Një pjesë e fshatarëve nuk do të mbjellë më qepë. Një pjesë e rinisë është burgjeve. 24 vetë u arrestuan sot jashtë, ishin shqiptarë. Më duket si gjetje. Ky ka 7 vjet dhe krimi është bërë 7 herë më i lartë, droga është mbjellë 7 herë më shumë, admi istrata 7 herë më e korrutuar dhe pas 7 vjetëve do tu mbushë mebdjen shqiptarëve sikur botë që keni jetuar është shumë e bukur. Këto që ndodhin janë vetëm në mendje të opozitës. Se ky po mundohet të na fusë në Europë. Sot mbajti një fjalim sikur europa ishte në tmerr, sikur ne jemi mirë
Milori: Opozita e rrëzon Ramën këtë vit, apo do shkojnë në 2021?
Shehi: Unë mendoj se do bëj ç’mos që zgjedhjet të bëhen në mënyrë të parakohshme./Abcnews