• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Operacioni Forca e Ligjit godet sërish, kërkon informacion për 2 ‘të fortë’ të tjerë: Të përgjigjen brenda 48 orëve (EMRAT)

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Operacioni Forca e Ligjit godet sërish, kërkon informacion për 2 ‘të fortë’ të tjerë: Të përgjigjen brenda 48 orëve (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ka vijuar aksioni i njësisë speciale Operacioni Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit.

Mësohet se janë shënjestruar dy ‘të fortë’ të tjerë, të cilëve u është dërguar formulari i deklarimit të burimit të pasurisë.





Bëhet fjalë për Suel Celën nga Elbasani, i cili është i dënuar në Itali për trafik droge dhe Plarent Dervishajn, që është nën hetim në Gjermani për trafik të qënieve njerëzore.

Kështu, të dy personat në fjalë kanë vetëm 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të OFL, ku kërkohet sqarimi i burimit  të pasurive dhe justifikimi i të ardhurave financiare.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: – P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. – S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Pas

“Shpresoj që mos të ndodhë dhe në SHBA” Rama i qan ‘hallin’ Amerikës për bojkotin e zgjedhjeve

Para

Dosja “Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti

Para
Dosja “Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti

Dosja “Babale”, lirohet nga burgu Fredi Alizoti

Të Gjitha

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

nga Fast News
09:58 | 23/05/2025
0

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

nga Fast News
09:52 | 23/05/2025
0

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

nga Fast News
09:50 | 23/05/2025
0

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

nga Fast News
09:48 | 23/05/2025
0

Recent News

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

09:58 | 23/05/2025
Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

09:52 | 23/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar