• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Përplasja me armë që tronditi Shkodrën, policia jep detajet: Ja kush ishte shënjestra, arrestohen 3 persona (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Përplasja me armë që tronditi Shkodrën, policia jep detajet: Ja kush ishte shënjestra, arrestohen 3 persona (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri mes dy grupe të rinjsh, u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja Liljana Jeremia, e cila ndodhej rastësisht aty afër.

Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar 3 të rinj: Argjend Rexha 31-vjeç, Riad Xheladini 20-vjeç dhe Emirion Buraku, 24-vjeç.

Ndërkohë në kërkim është shpallur, Mirsad Meta, pronari i makinës që u prek nga plumbat.

Sipas informacioneve tre të rinjtë kanë qëlluar fillimisht në drejtim të Mirsad Metës, pronarit të një automjeti tip “BMW”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Menjëherë Meta është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Nga përplasja, si pasojë e plumbave, është plagosur 35-vjecarja, e cila ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 05.02.2020, ku u plagos me armë zjarri shtetasja L. J. Finalizohet operacioni “Reagimi”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës. Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve. Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve: A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare). Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas

“Tani që jemi ne mirë, Bashkimi Europian është keq” Rama në SHBA: Duhet të përballemi me një mallkim…

Para

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Para
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

nga Fast News
12:00 | 11/02/2026
0

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

nga Fast News
11:26 | 11/02/2026
0

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

nga Fast News
11:24 | 11/02/2026
0

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

nga Fast News
09:42 | 11/02/2026
0

Recent News

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

12:00 | 11/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

11:26 | 11/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar