Një tjetër denoncim ka postuar ish-kryeministri Sali Berisha. Denoncimi i një prej ndjekësve të tij është në lidhje me operacionin Forca e Ligjit që po zhvillohet ditët e fundit ndaj “të fortëve” në vend.
Ndërkaq në postimin e tij në Facebook, denoncuesi tek Berisha shkruan se xhaxhait të tij, i cili ka probleme me drejtësinë, i është ofruar mbështetje nga eksponentë të PS-së. Më tej në mesazhin e çuar shkruhet se aksioni do të bëhet si normalisht por nuk do t’i sekuestrohet asgjë mjafton që “xhaxhai” të mos flasë edhe pse do të ndalohet për 24 orë.
“Jemi një familje me probleme me Drejtësinë, por sa për pasurinë e xhaxhait tim sot i është premtuar që çdo gjë e jona nuk do preket nga askush, mjafton që xhaxhai të mos flasë kurrë edhe nëse ndalohet për 24 orë! Takimi sot ka qenë me një nga deputetët më të rëndësishëm të partisë në pushtet. SMS e bëra tani ngaqë kemi urdhër nga lartë, por po qeshim sesi tallen me popullin,”-shkruan denoncuesi anonim.
Postimi i plotë: