Një nga temat më të diskutuara së fundmi është rrëmbimi dhe më pas vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga më 17 janar në zonën e Kamzës, i cili dyshohet se u mbajt peng në resortin luksoz “Golden” në Shijak.
Ndërkohë gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e djeshme detaje tronditëse, ku ka zbuluar ndër të tjera se në këtë resort janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339, ku janë të përfshirë ministra dhe deputetë.
Kujtojmë se resorti në fjalë është objekti i parë që u vendos nën sekuestro nga policia në kuadër të operacionit anti-KÇK.
“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar.
Dritan Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës.
Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, deklaroi gazetarja nga studio e emisionit “Opinion”.