• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria: “Flitet për një katalog krimesh të rënda”

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria: “Flitet për një katalog krimesh të rënda”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, shpjegoi në emisionin e gazetarit Sokol Balla, paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria dhe që sot ka nisur punën për goditjen e krimit të organizuar.

Deputetja hodhi poshtë akuzat se Akti Normativ shkel Kushtetutën, duke thënë se ai nuk përmban asgjë të panjohur, por çdo gjë që shkruhet në të, merr shkas nga parimet. Më tej, ajo sqaroi se çdo veprim i policisë, në goditjen e kokave të krimit dhe pasurive të tyre të paligjshme, do të pasohet nga kërkesa te prokurori e gjyqtari.





“Akti Normativ është një instrument në duart e qeverisë, është një ligj që e ka filluar tashmë veprimin e vet. Gjithçka në thelbin e këtij akti normativ nuk është e panjohur, përkundrazi çdo gjë që shkruhet aty merr shkas nga parime. Po ta shihni Aktin Normativ, çdo veprim i policisë është i pasuar nga kërkesa te prokurori dhe më andej te gjykatësi. Edhe kur policia gjyqësore vepron me iniciativë, nuk është e panjohur. Policia gjyqësore ndalon pa pritur urdhrin e prokurorit, sekuestron, kontrollon banesën e personin, të gjitha pa urdhër prokurori, kur situata paraqitet e ngutshme. Por, të gjitha këto veprime më andej kontrollohen nga prokurori dhe gjykatësi. Policia Gjyqësore vepron me iniciativë. Këtë e përcakton edhe ligji i vjetër.

Hipoteza që dikush, që do vihet nën efektin e zbatimit të masave parandaluese, qofshin me karakter personal apo pasuror, dikush do ketë të drejtën të dëgjohet nga një gjykatës. Në rastin kur merren masa me karakter pasuror, është një lloj procedure tjetër, që është e ngjashme me atë të Anti-Mafias dhe që barra i takon personit, për të justifikuar pasurinë e tij. Akti Normativ riafirmon veprime të policisë, atribute të policisë, prokurorisë e gjykatës por në rastin konkret vendoset fokus në kryerjen e atyre veprimeve që bëjnë të mundur luftën kundër krimeve, grupeve kriminale. Pra, bëhet fjalë për një katalog krimesh të rënda. Hetimi pasuror që zhvillohet sot 11 vite, është një hetim që nuk kërkon detyrimisht që dikush të jetë i dënuar. Hetimi pasuror presupozon vendosjen e masave pasurore të sekuestrimit dhe konfiskimit, për sa kohë nuk vërtetohet ligjshmëria”, tha Felaj.

Ndërkohë, e pyetur nga drejtuesi i emisionit, se pse duhej një ligj i ri, kur po zbatohet Reforma në Drejtësi dhe Vettingu, Felaj sqaroi se “Vazhdimisht është ndërhyrë në legjislacion për të përmirësuar gjërat dhe për t’iu rritur fuqinë organeve të caktuara. SPAK të gjithë punën e tij do duhet ta zhvillojë me BKH, që nuk është ngritur akoma. Në kushtet kur Reforma në Drejtësi, si një reformë madhore, bëri që në sistem të krijohen boshllëqe, pikërisht për këto pjesë, dhe për të siguruar që pasuria e vendosur në sajë të krimit të mos vijojë më tej, ndërmerret ky akt normativ”.

 

Etiketa: akti normativermonela felajkushtetuta
Pas

Vjosa Osmani: “Për çdo pëllëmbë të Kosovës”, aty për ju

Para

Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt

Para
Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt

Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin shkurt

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar