Detaje të reja janë siguruar në lidhje me fillimin e hetimeve të hollësishme për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas kërkesës për formularin e dekriminalizimit nënshkruar nga ky I fundit në KQZ, u mësuar se KQZ ia vënë në dispozicion.
Subjekti apo institucioni që kishte kërkuar hetimin linte dyshime dhe mundësi për interpretime ndërsa me shkresën e mposhtme qartësohet gjithçka: Prokuroria ka nisur hetimet pas kërkesës së “Lëvizjes Qytetare Sopoti” e cila për çudi rezulton me ‘profesion audit i brendshëm pranë Bashkisë Librazhd”.
Në shkresën e siguruar nga Faxweb.al me të cilën kjo shoqatë I drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme, ndër të tjera shkruhet: ”Në cilësinë e tij si kandidat për Kryetar të Bashkisë Librazhd, Formularin e Vetëdeklarimit nr 3254, në përputhje me ligjin nr 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” Pyetje nr 2 nëse është dënuar me burgim me vendim gjygjësor jopërfundimtar nga një autoritet gjygjësor shqiptar ose i huaj, për një cështje penale të pazgjidhur me vendim gjygjësor të formës së prerë, rezulton se i është përgjigjur me JO.
Pyetje nr 5- nëse është përcaktuar ndaj jush ndonjëhere masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo, rezulton së është përgjigjur JO.
Mbështetur në ligjin nr 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kunvendit nr 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara nr Ligjin nr 138/2015, pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.
Nga të dhënat të bëra publike edhe më pare, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale”.
Më te, referuar fakteve të mësipërme, Lëvizja Qytetare Sopoti shprehet: “Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i ligjit nr 138/2015, të bëni verifikimin përkates, pranë autoriteteve ligjzbatuese, kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur ekzistojne të dhëna, indicia dhe dëshmi publike, se subjekti Kastriot Gurra, është subjekt i ndalimit për të kandiduar dhe ushtruar një funksion publik, sipas ligjit nr 138/2015. Kërkesa eshte në përputhje me pikën nr 2 të nenit 7 të ligjit nr 138/2015. Çmojmë se duhet të mblidhen dhe sekuestrohen provat menjërehë. Kërkojmë nga PD të ndjekë këtë kallëzim”.
Një kërkesë e tillë për hetim dhe procedim penal nga një lëvizje me audit brenda bashkisë ndaj kryetarit të pushtetit vendor, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, është një rast i cili ose do të mbetet precedent i pandodhur ndonjëherë, ose që mund të ketë qëllime të tjera që në këtë rast vlen të kujtojmë paralamërimet e PD-së se shumë shpejt do ketë kryebashkiakë të tjerë që do të bien në rrjetën e dekriminalizimit.
Për çfarë është akuzuar në atë kohë Gurra?
Sipas “Lëvizjes Qytetare Soporti”, përgjigja është në artikullin e mëposhtë:
“Librazhd- Akuzohen per falsifikim te vulave te ndermarrjes se Ujesjellesit, nis procedimi penal per dy persona nga Librazhdi. Seksioni kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Elbasan ka filluar procedimin penal ndaj Kastriot Gurra, 31 vjec dhe Rrapush Bahiti, 51 vjec, me banim ne Librazhd. Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane falsifikuar vulat e ndermarrjes Ujesjelles-Kanalizime ne qytetin e Librazhdit. Megjithese policia nuk jep me shume detaje per kete rast, mesohet se denoncimi per perdorim te dokumenteve ka ardhur nga Bashkia Librazhd, e cila ne baze te vendimit te Qeverise duhet te administroje ujesjellesin. Megjithekete mesohet se ne zgjedhjen e bordit te ndermarrjes perfaqesuesit kane evituar emrin e kryetarit te bashkise, i cili mesohet te kete reaguar ne nje denoncim ndaj drejtuesit aktual te bordit, Gurra. Nderkohe drejtori i ri i Ujesjellesit eshte zgjedhur Haki Kryeziu. Konflikti mes institucioneve ne Librazhd vazhdon prej kohesh dhe shkaku eshte politik. Pas zgjedhjeve vendore te 2007, Keshilli Bashkiak i ketij qyteti u kthye ne molle sherri me grupe paralele”.
Por çfarë ka deklaruar Gurra në këtë formular?
Në dokumentin e mëposhtëm po ti hedhësh një sy, rezulton se nga ajo çfarë ka deklaruar kryebashkiaku (në atë kohë kur e ka shkruajtur, kandidat për drejtimin e Librazhdit nga radhët e Partisë Socialiste), nuk ka diçka e cila të lë përshtypjen për të ngritur dyshime.
Ai ka deklaruar se nuk ka ndryshuar asnjëherë emrin dhe gjeneralitete të tjera, nuk është ndaluar apo proceduar penalisht, nuk ka shkelur ligjet në ndonjë shtet tjetër, nuk është dëbuar nga ndonjë shtet për cilëndo arsye, nuk është dënuar asnjëherë me burgim apo me ndonjë masë tjetër shtrënguese.
Duke marrë parasysh nga ana tjetër se në ‘rrjetën’ e dekriminalizimit kanë rënë disa kryebashkiakë të PS-së, pas denoncimeve të Partisë Demokratike, shtuar kësaj faktin se kjo e fundit ka paralajmëruar nxjerrjen e të tjerë emrave që kanë të kaluar kriminale, precedent penal apo gjëra të këtij lloji, kjo lëvizje e kryebashkiakut të Librazhdit apo e socialistëve në tërësi mund të jetë një masë për t’iu paraprirë denoncimeve vijuese të opozitës.
Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.