Ish- e dashura e Izet Haxhisë, ish-badigardit të Sali Berishës, i cili aktualisht është në burg për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, ka reaguar sërish.
Pasi njerëzit folën dhe komentuan gjatë ndarjen e tyre, Erjona Parruca deklaron se në drejtim të saj kanë ardhur shumë komente fyese, të cilët nuk janë solidarizuar me dhimbjen por i janë sulur, edhe pse ajo ka qenë viktima.
Ndër të tjera ajo shton se ka dëgjuar akuza se ishte e blerë nga ish-kryeministri Sali Berisha për të denoncuar Haxhinë.
Më pas nuk harron të thotë se ka qenë viktimë e dhunës së Izet Haxhisë, edhe pse lidhja e tyre në hapat e parë ka qenë shumë mirë, si një përrallë me princ ndërkohë që në fund ai ka dalë një pervers narcist.
REAGIMI I PLOTE I ERJONA PARRUCES:
Shoqeri e semure, sado- mazokiste, maskiliste, pa asnje empati a dhembsuri per njeri – tjetrin…! Kjo eshte gjysma e shoqerise shqiptare! Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet! Sepse viktimat shumicen e rasteve jane femra! Dhe i degjojme kendezet: -oh, mire j a beri qe e vrau se e tradhetoi, mire j a beri qe e masakroi psikologjikisht se j a kishte me t’futme! Pastaj, keta te thekurit e lare me ar ne ndergjegjen e tyre, keta patetiket e peshtire: -Po e denoncon publikisht tani kete Izet « burrin », sepse eshte blere nga Berisha a nga ku di une, aaah,tani qe j a piu lengun, e flaku dhe e shau.. etj, etj..!! Deri dje e ngriti ne qiell, tani po e shan (po thote te verteten qe dhemb). E pastaj habiten( por pa fajesuar veten) se si ndodhi kjo para hundes se te gjitheve! E pastaj habiten e derdhin lote krokodili kur gra te vrara e nena femijesh, duhet te varrosen! Sepse askush as nuk pa gje, as nuk u interesua, dhe askush nuk e besoi! -Po te kishte folur, te ishte ankuar- thone ca me pseudo dhembsuri me te keput shpirtin!! Kujt t i ankohej, kujt? Juve qe vetem do t a denigronit, do t a fajesonit ate, qe do t a shtynit nje hap me shpejt drejt shkaterrimit te pakthyeshem? Juve, bashkefajtore te heshtur te nje krimi nen hunden tuaj??? Kur kjo j u ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht qe te tjeret jane fajtoret! Por kur i ndodh nje femre tjeter, joooo.. ajo e ka fajin me siguri!